Kultura letrare dhe gjuhësore shqipe, Anila Omari: Mungesa e leximit tek të rinjtë, varfëron gjuhën

Në një tryezë diskutimi u bënë bashkë specialistë të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Aktiviteti i organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike kishte në qendër studimet gjuhësore e letrare, por edhe propozimet për hapësira të reja. Profesoresha, Laura Smaqi, ndali tek njohja edhe rinjohja e traditës edhe e trashëgimit letrar, përmes burimeve arkivore, studimit të autorëve të ndaluar edhe përmes zbatimit të metodologjive të reja. Sipas saj, nisur nga fakti që studimet letrar të periudhës 1945-‘90 reflektonin problematikat e një kohe, ku si letërsia edhe studimet mbi të, konsideroheshin, si sektorë të rëndësishëm të ndihmë të ideologjisë zyrtare, një varg problemesh ishin krijuar në trajtimin historik të letërsisë shqipe.

 “Ndër to mund të përmendim, minimizimin e rolit të autorëve të letërsisë së vjetër shqipe, (shek.XVII) konsiderimin dhe trajtimin e të gjitha periudhave, me përjashtim të letërsisë së realizmit socialist, si  letërsi me kufizime ideore, qëndrim ky që motivonte përjashtime të autorëve nga studimet, por edhe përjashtime të pjesëve të caktuara të krijimtarisë së të njëjtit autor, thënë shkurt cungimin e krijimtarisë së pjesëve letrare. Vlerësimin e pamotivuar edhe të ekzagjeruar të krijimeve të shkruara nga luftëtarë antifashistë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, si letërsi pararendëse e realizmit socialist”, shprehet studiuesja  e letërsisë, Laura Smaqi.

Vlerësimi i deformuar i letërsisë së shkruar nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, deri rreth viteve ’90, bëri që kjo letërsi, të quhet letërsi e realizmit socialist.

“Problematikat e mësipërme bënë që nga mesi i viteve 90 e më pas vëmendja kryesore në departament t’i kushtohej autorëve të rëndësishëm të letërsie shqipe, që për arsye ideologjike ishin denigruar edhe përjashtuar nga studimet, si Fishta, Konica, Camaj”, vijon më tej ajo.

Edhe profesoresha dr. Anila Omari bëri një panoramë për disa arritje në fushën e gjuhës shqipe ndër vite, por edhe për perspektivat e reja në këtë drejtim.

“Për historinë e gjuhës kanë qenë të përqendruar forcat shkencore më madhore të albanologjisë, që nga Eqerem Çabej, Shaban Demiraj apo Mahir Domi, për të ardhur tek brezat më  të rinj, Bardhyl Demiraj, Kolecë Topalli apo Seit Mansaku,që kanë vazhduar rrugën e nisur nga albanologë të huaj edhe shqiptarë”, shprehet Omari.

Për studiuesen Omarin një fushë e rëndësishme, që lidhet me këtë është edhe studimi i teksteve të vjetër për gjuhën shqipe.

“Tashmë janë botuar të gjithë autorët e vjet të shekullit XV-XVIII. Të gjitha këto studime, tekste të vjetër kanë krijuar kushtet për një fjalor historik të shqipes. Por kjo është një perspektivë për të ardhmen”, thotë ajo. 

Që këto arritje të përcillen edhe tek bresat që vijnë, gjuhëtarja Anila Omari mendon se:

“Ajo që tejçon këto dije është shkolla, ka shumë rëndësi i gjithë sistemi arsimor, që të funksionojnë në mënyrë të lidhur me njëri-tjetrit. Të gjitha këto probleme, kanë bërë që studentët të jenë të dobët sot. Brezi ynë nuk e ka pasur problem gjuhën, prandaj mendoj se kjo duhet bërë që në klasë të parë. Një gjë tjetër që varfëron gjuhën është mungesa e leximit tek të rinjtë”, thotë Omari.

Në fund të aktivitetit u promovua edhe libri “Ti je gjuha që flet” i autorit italian Nicola Grandi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)