Në 95-vjetorin e lindjes, akademiku Luan Omari, vlerësohet me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” (VIDEO)

Një ndër figurat më të shquara të jurisprudencës shqiptare, Luan Omari, u vlerësua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“Profesor Luan Omari me kontributet  e tij të jashtëzakonshme për rreth shtatë dekada, profesionale edhe morale, meriton sot mirënjohjen e shoqërisë edhe të shtetit tonë”, shprehet presidenti Ilir Meta, ndër të tjera.

Edhe për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, kjo ditë do të ruhet gjatë në kujtesën e kujtdo, që ka bashkëpunuar më Omarin. Gjatë ceremonisë që u zhvillua në ambientet e jashtme të ASH-së, Gjinushi u shpreh se:

“Ne jemi këtu së bashku që ta urojmë përzemërsisht: Për shumë mot gëzuar, profesor Luanin. Jemi krenarë dhe me fat, që ee kemi pasur e të kemi pandërprerë në radhët tona, që prej ditëve të para të jetës së këtij institucioni. Ju jeni e do të jeni gjithnjë krenaria e kësaj bote të kërkimit dhe dijes, e Akademisë së Shkencave, e tërë mjedisit akademik e universitar”, tha Gjinushi.

Vlerësimi për nder të kësaj figure, që është edhe themelues i dy institucioneve të rëndësishme shqiptare, Akademisë së Shkencave edhe Universitetit të Tiranës, i bëhet në datëlindjen e 95-të me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit, për meritat e shquara si bashkëthemelues i Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave”.

Presidenti Ilir Meta dhe Anila Omari 

Dekoratën e tërhoqi vajza e tij, gjuhëtarja Anila Omari, e cila teksa ndali tek tërheqja e të atit nga jeta publike prej pesë vitesh, tregon se një nga preokupimet e tij më të mëdha, vazhdon që të mbetet Kushtetuta.

Për shkak të emocioneve nuk e pati të mundur që të vinte në këtë ceremoni, por nderimet iu bën në shkallën më të mirë, edhe unë jam e lumtur për këtë. Një nga detyrat e tij të rëndësishme ka qenë edhe Kushtetuta jonë, prandaj një nga preokupimet e tij mbetet kushtetuta”, shprehet Anila Omari.

Presidenti Ilir Meta dhe Anila Omari 

Një ndër miqtë e tij më të afërt, akademiku Bardhyl Golemi, teksa rrëfen njohjen e një jete me të, ndalet jo vetëm tek meraket e tij gjatë kësaj kohe, por mes lotëve e cilëson Omarin, si njeriun e palodhur, që edhe me peshën e dekoratës së tij do të vazhdojë të hajë bukë veçmas.

“Kam pas fatin e madh që të punoj për një kohë të gjatë pranë tij. Të punosh me një njeri me vlera të mëdha, ke përfitime të mëdha. Ai karakterizohet për vlera të një punëtori të palodhur, të një njeriu të përkushtuar, të një specialisti që ka konsultuar mendimin juridik brenda edhe jashtë, por mbi të gjitha është njeri i denjë për vendin që ka pasur, edhe dekoratën që mori. Dekorata e Luan Omarit ha bukë veç, është dekoratë me peshë morale, shkencore edhe juridike. Ai e ka merituar plotësisht, por me të do të rrezatojë në mjedisin ku ka punuar edhe është”, shprehet akademiku Bardhyl Golemi, teksa shton se diskutimet më të shpeshta që bën me të, janë ato profesionale si jurist. “Ai ka merak që gjërat të bëhen, edhe të shkojnë deri në fund. Për të gjitha, për gjykatat e çdo gjë që ka të bëjë me profesionin e tij, ai është një burim i pashtershëm, sepse prej tij mëson nga drejtësia, arsimi e shumë fusha të tjera”.

Akademiku Luan Omari është autor i shumë veprave të kushtetutshmërisë dhe shtetit të së drejtës, edhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Komisionin e Venecias.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfons: 10/06/2020 23:31

    ky esht ai qe beri kushtetuten e vitit 1976 qe i la njerezit pa Zot dhe beri me ligj Zot dajen e tij Enver Hoxhen (vrasesin e babait te tij) tmerr. vafte ne ferr

    Përgjigju
    • Artan Haxhi: 22/09/2022 09:21

      Nuk matet me dekorata lufta,puna,dija dhe kontributi i jashtezakonshem i ketij personaliteti te gjitheanshem!

    • Artan Haxhi: 22/09/2022 09:15

      Mos guxo te mendosh ndryshe dhe te prallisesh per kete embleme te patriotizmit, dijes, dashurise. Profesori i ka shoket e rralle per gjithçka, per dije dhe urtesi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja