LONDËR, - Çtensionimi mes Londrës dhe Moskës kalon sërish nga kultura.
Pas dhënies hua të një mermeri të Partenonit nga ana e Muzeut Britanik për Hermitazhin e Shën Petërburgut, BBC mori lejen për të xhiruar në Rusi serialin e ri të saj "Lufta dhe paqja".
Kryevepra letrare e Lev Tolstoit do të risillet në gjashtë seri, secila prej një ore, ku dallon aktorja Greta Scacchi.
Sipas BBC-së, autoritetet moskovite dhanë pa asnjë problem autorizimin për të filmuar në Rusi, pavarësisht tensionit me Londrën për krizën ukrainase dhe sanksionet perëndimore.
Gazeta britanike "Daily Telegraph" flet për një shenjë të re çtensionimi në botën e kulturës që reflekton edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare./ a.jor.