SHKUP- Konflikti i armatosur dy ditor në Kumanovë ka lënë të vdekur gjithsej tetë policë të policisë maqedonase. Policët të cilët u vranë në gjatë luftimeve kanë qenë pjesë e njësisë speciale të policisë maqedonase, të quajtur “Tigrat”. 

Samedin Osmani është polici shqiptar i vrarë në përleshjet që u zhvilluan në Kumanovë.  Mediat shqiptare në Maqedoni bëjnë me dije se Osmani është nga Studeniçani i Shkupit dhe është pjesëtari i policisë maqedonase. Ndërsa një tjetër polic i vrarë gjatë luftimeve është Boban Ivanoviç i cili është me origjinë serbe. 

Fotografinë e ka postuar vetë “Tigrat” me emrat e të gjithë policëve të vrarë të njësitit special të policisë maqedonase.

policet maqedonas
(Në foto: 8 policët e vrarë gjatë luftimeve në Kumanovë)


Samedin Osmani
(Në foto: Polici shqiptaro-maqedonas Samedin Osmani)

serb
(Në foto: Polici serbo-maqedonas Boban Ivanoviç)


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)