Një letër dërguar mediave shqiptare në Maqedoni nga bashkëshortja e Irfan Lutfiut, berberit nga Kumanova që akuzohet për terrorizëm nga autoritetet e Maqedonisë tregon tmerrin që kanë përjetuar dhe vazhdojnë të përjetojnë banorët e qytetit pas sulmit të policisë dhe ushtrisë që ndodhi të shtunën.
 
Në këtë letër Ekreme Lutfiu tregon se si policia ka keqtrajtuar gra e fëmijë ndërsa kanë djegur e shkatërruar dhjetra shtëpi. Madje sipas saj, janë shumë familje në Kumanovë që nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhen të afërmit e tyre. Letra është shkruar me shumë gabime ortografike por po e publikojmë siç ishte në original për të kuptuar gjendjen e rëndë emocionale të kësaj nëne dhe bashkëshorte që apelon për lirimin e burrit të saj.
 
"Mirmëngjesi të nderurar,
Kudo qe e shihni un quhem Ekreme Lutfiu jamë bashkëshortja e Irfan Lutfiut, jam nene dy djemve, Drilonit 4 vjeccar dhe Limanit 1 vjeccar. Burri jem osh i burgosur nuk nuk kom qen ne dijeni per asgje. te gjith familjaret tan kishin qen te burgosur. o popull ku jeni burri im esht me profesion berber, shtoren e ka nshtepi krejt e njohin apeloj se jam shum e shqetsume prej te shtunen un nuk kam gjum ne sy. As djali mka mar tram um kur e ka pa irfanin ne te tv k 5 i thojshin qe esht terrorist. o tmerrr ku jeni o shqiptar ka shum te burgosur nga familja ime te malltretuar gra e pleq, fmi. fqinjet e mi po thojn se shum familje nuk dihen se ku jan si familja seferi e shum te tjer un jom nje nene apeloj te ngrihemi te gjith se bashku ne kemb mos te biem ne grackat e skllavo maqedonasve se krejt fajet i ka qai kryeministri e politikant pse spo marrin masa. un njeher mora lajm qe ma kan vra burrin dhe vjerrin. A i pat mediumet sa police ka pas krejt me blinda i kan frigu te gjith femit gra e pleq naj kan djegur shtepit. o shka oj zi boll naj vrave gra fmi ju kisha apelu mos e jepni kombin ton edhe ata luftetar qe e flijuan jeten me ne boll shkau na ka vra un jom edhe mbes e deshmorit te 91 ajdin tahiri ma kan vra serbet. boll mo me tortura krejt fajet i kan qeveritart ato po don mos me ju dal ne shesh se qka i kan be vllerzerve tan sopotasve vrasjes se pes fisht qe i moren shqiptart. Bolll mo na keni torturu un nuk dorzona deri ne piken e fundit sat te lirohet burri im se osht i pa fajshem dhe familjart e mi lutfiu fejzulllau fqinjet e mi un dua te ngrihemi te gjith ne protest dhe un do te vi ne deklarat vetem te alsat se vetem atyre ju besoj ne te gjith jemi te pa fajshem mos na torturoni ju lutna se naj kan traumatizu fëmit.
"- shkruan Ekreme Lutfiu.
 
Irfan Lutfiu
(Në foto: Irfan Lutfiu, berberi i shpallur si terrorist nga autoritetet maqedonase)

Irfan Lutfiu u shfaq në një video të publikuar nga policia maqedonase si pjesë e “grupit terrorist” që u përfshi në betejën e armatosur gjatë dy ditëve të fundit në lagjen e Trimave në Kumanovë. Por shumë qytetarë reaguan dhe pohojnë se në të vërtetë bëhet fjalë për berberin e mëhallës së tyre. Ky informacion ka ngritur dyshime të mëdha në opinion nëse berberi në fjalë a është pjesë e grupit të armatosur apo viktimë e rastit.

Shumë njerëz besojnë se policia maqedonase po abuzon me etiketimin e viktimave dhe të arrestuarve e të dorëzuarve si terroristë. Rasti i berberit shihet si një i tillë. Dyshimet janë se berberi i arrestuar nuk kishte lidhje me ngjarjen e aq më pak të jetë kreu i UÇK. Sakaq, reagime të ashpra ka shkaktuar arrestimi i pafajshëm i berberit me emrin Irfan Lutfiu nga Kumanova.

Teologu Nehat Ismaili në një mesazh publik sot, thekson se Irfani është djalë i mirë dhe familjar, ndërsa vlerëson se akuza për terrorizëm dhe vrasje është një çmenduri e paparë.“Berber Irfani nga Kumanova akuzohet për terrorizëm dhe vrasje! E njoh për djalë të mirë dhe familjar. Si shumica e të rinjve në shtetin e përmendoreve pa perspektivë. Aty ku gipsi, betoni dhe çimento ka vlerë më tepër se njeriu, edukimi, arsimimi dhe zhvillimi industrial.

Definitivisht, kumanovarët duhet t’i bojkotojnë të gjithë partitë politike! Zoti i marroftë!” Si proces rutinë, të arrestuarit duhet t’i vizitojë Zyra e Avokatit të Popullit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të verifikuar nëse janë respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)