Kumanova, Haradinaj: Shqiptarët
në Maqedoni të jenë të bashkua

Kumanova, Haradinaj: Shqiptarët<br />në Maqedoni të jenë të bashkua
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i vjen keq për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke i quajtur shokuese zhvillimet e fundit në këtë vend.
 
Në një prononcim për radio Dukagjinin ai tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se që janë aktualisht. Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen.
 
Ai shprehu besimin që shqiptarët në Maqedoni të jenë të bashkuar për t’i zbatuar të drejtat e tyre legjitime për barazi.
 
Haradinaj nuk deshi të flasë më shumë për këto ngjarje, por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës