TIRANË - Kryeministri Edi Rama anulon vizitën zyrtare të parashikuar në 14 maj në Tetovë për shkak të situatës të tensionuar në Maqedoni, e veçanërisht pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.
 
Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga burime nga ministria e jashtme, të cilat saktësuan se vendimi është i përkohshëm dhe se gjithçka do të varet nga ecuria e situatës në Kumanovë, pas përleshjes së armatosur që çoi në 22 viktima mes policëve dhe pjesëtarëve të grupit të armatosur. 

Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do të merrte në Universitetin shtetëror të Tetovës titullin “honoris causa”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)