TIRANË - Qindra të rinj janë mbledhur sot përpara Piramidës në Tiranë, ku janë tubuar në mbështetje të shqiptarëve të Kumanovës.
Me thirrjet “Unë jam Kumanova” të rinjtë kanë bërë apel për mbrojtje të shqiptarëve të Kumanovës, ndërsa i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare, kosovare, maqedonase dhe ambasadave të huaja në këto vende që të reagojnë me seriozitet ndaj ngjarjes.
“Konfliktet e tyre të brëndshme ti zgjidhin vetë, por shqiptarët të mos i prekin”, tha një nga protestuesit.
Për më shumë se 30 minuta tubuesit kanë kënduar këngë patriotike shqiptare dhe më pas janë drejtuar drejt ambasadës maqedonase në Tiranë, ku kanë protestuar paqësisht duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ali Ahmetit nga koalicioni qeveritar.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO