Familja e Genc Sefës shqiptarit të arrestuar në Kumanovë si pjesëmarrës në përleshjen e ndodhur pardje nuk kishte asnjë informacion për aktivitetin e Gencit, ndërsa i bën apel shtetit shqiptar të mos e braktisë atë.

Lulzim Sefa vëllai i madh i Genc Sefës i cili jeton në fshatin Delisufaj të Lushnjes në lidhje telefonike për televizionin A1 REPORT pohon se nuk kishte dijeni për pjesëmarrjen e vëllait të tij në betejën e Kumanovës dhe ky i fundit para pak kohesh kishte qenë në Shqipëri por s’kishin komunikuar për këtë teme.

Ai shton se gjithçka lidhur me ngjarjet e Kumanovës ku është i përfshirë i vëllai i ka mësuar përmes medias.

Lulzimi thotë se i vëllai Genci ka qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës më 1998 dhe prej vitesh jeton në Kosove, ndërsa mohon të ketë dijeni për shoqërinë e tij me personat e tjerë të përfshirë në luftimet në Kosovë.

Vëllai i madh i Gencit ka dhe një apel për shtetin shqiptar që të mos e lerë në baltë Gencin por ta ndihmojë atë.