5 ditë pas sulmit në Kumanovë, lagjja e trimave po i rikthehet dalëngadalë jetës së përditshme. Nxënësit kanë nisur të kthehen në shkollë, dyqanet janë rihapur ndërsa banorët janë në pritje që shteti i Maqedonisë ti kompensojë dëmet që shkaktoi sulmi i policisë dhe ushtrisë në 9 maj.
Pjesa më e madhe e shtëpive janë shkatërruar plotësisht dhe është e pamundur të jetohet në to, ndaj një pjesë ka gjetur zgjidhje duke u strehuar të afërmit e tyre. Ende të traumatizuar nga sulmi që i zuri në befasi, ata rrëfejnë tmerrin që përjetuan për më shumë se 16 orë.
Qamil Azemi përshkruan momentet kur policët i morën me dhunë duke i gjuajtur edhe pse ai u tha se është i verbër dhe invalid.
Luljeta tregon momentet e para të sulmit deri sa policia i mori të shoqin, për të cilin ajo ende nuk ka asnjë informacion.
Të pyetur nëse kanë parë ndonjë lëvizje të dyshimtë në ditët përpara sulmit të policisë maqedonase apo nëse kanë dëgjuar të flitet për njerëz të armatosur në lagjen e tyre, të gjithë japin të njëjtën përgjigje.
Ende sot shumica e banorëve nuk e kanë kuptuar se pse policia dhe ushtria e Maqedonisë sulmoi këtë lagje. Argumentet që jepen nga autoritetet në Shkup për shumë prej tyre janë thjesht justifikime apo sajesa të qeverisë për të ushtruar terror tek shqiptarët.
Banorët shprehet tepër të habitur për disa prej fqinjëve të tyre të arrestuar me pretendimin se janë terroristë. I tillë është edhe rasti që bëri bujë i berberit Irfan Lutfiut, i arrestuar pas sulmit të së shtunës. Të mbetur në qiell të hapur, me shtëpitë e shkatërruara, banorët e lagjes së trimave në Kumanovë falenderojnë Zotin që janë gjallë.
22 viktima është bilanci i sulmit të së shtunës në këtë lagje, por autoritetet maqedonase ende nuk kanë bërë publike të gjithë emrat e 14 prej viktimave që sipas tyre ishin anëtarë të një grupi të armatosur.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.6%
-
Jo
9.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13410
Lajme të tjera
-
Bie muri mbrojtës krah rrugës kryesore në zonën e Ujit të Ftohtë
31 Mars, 08:40
-
Rama publikon pamjet nga kantieri i transformimit urban në lumin Gjanicë: Deri dje ishte një vatër ndotje, sot është një arterie e gjelbër
31 Mars, 08:28
-
‘Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se, kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të spiunonte dy shokët e tij të ngushtë…’/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik
31 Mars, 08:23
-
Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj
31 Mars, 08:08
-
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres
31 Mars, 08:01
-
Ukraina përkujton masakrën e Buçës
31 Mars, 07:56
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?
31 Mars, 07:51
-
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin
31 Mars, 07:45
-
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini
31 Mars, 07:40
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05