Ngjarja në Kumanove të Maqedonisë një ditë më parë, ku pati shpërthime dhe shkëmbime intensive zjarri mes një grupi të armatosur dhe forcave të policisë, ka sjelle reagimin e Tiranes zyrtare.
Kreu i shteti shqiptar, Bujar Nishani. ka shprehur shqetësimin për situatën në Kumanovë të Maqedonisë, duke i bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe vlerësim të marrëdhënieve ndëretnike. Në deklaratën e tij, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet se "po ndjek me shqetësim të madh situatën në Kumanovë dhe ndikimin e në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni".
Kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë. Presidenti Nishani i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike. Presidenti i Republikës thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.
Tirana zyrtare reagoi nëpërmjet ministrise se Punëve të Jashtme, qe dënoi aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëri thirrje për qetësi.
"Ministria e Punëve të Jashtme e RSH është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik. Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzim të mëtejshëm të situaës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë. Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t'i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuese për rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë", thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Edhe opozita reagoi per ngjarjen ne Kumanovë të Maqedonise, duke dale ne nje deklarate per mediat, ku thuhet se "Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë situatën në Maqedoni në zonën e Kumanovës. Dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet. Partia Demokratike u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile. Përdorimi disproporcional i forcës është i dëmshëm, si dhe i kërkojme popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet. Stabiliteti dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj. Respektimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një rrugë e sigurtë drejt këtij qëllimi".
Reagim pati edhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, qe dënon ashpër dhunën e orëve të fundit në Kumanovë dhe shpreh shqetësimin e saj për përshkallëzimin e situatës, e cila ka shkaktuar viktima dhe të plagosur. PDIU i bën thirrje urgjente qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës të përdorin çdo mjet diplomatik, për të vendosur qeverinë maqedonase përpara përgjegjësisë mbi këto akte të papranueshme. /atsh/
/Shqiptarja.com