Kumbara e mbretit Charles largohet nga pallati mbretëror, po përballet me akuza për komente raciste

Kumbara e mbretit Charles largohet nga pallati mbretëror, po përballet me akuza për komente raciste

Ngozi Fulani dhe Susan Hussey

Hierarkia mbretërore e Britanisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë disa javëve të fundit, pasi mbreti Charles III u bë monarku i parë i ri i vendit dhe disa nga të afërmit e tij hynë në role të reja.

Familja mbretërore po lufton edhe një herë me akuzat serioze për racizëm brenda mureve të pallatit, pasi një ndihmës nderi dha dorëheqjen dhe kërkoi falje pas ankesave se kumbara e Mbretit, Susan Hussey pyeti vazhdimisht një mysafire me ngjyrë se nga vinte ndërsa organizohej event bamirësie.

"Ishte si një marrje në pyetje. Edhe pse nuk është dhunë fizike, është abuzim," tha Ngozi Fulani, e cila drejton shoqatën bamirëse të dhunës në familje Sistah Space.

Susan Hussey që po përballet me akuzat dhe është larguar nga pallati ndërsa Fulani tregoi në Twitter se cila ishte biseda mes tyre.

Fulani shkroi në Twitter: “Ndjenja të përziera për vizitën e djeshme në Buckingham Palace. 10 minuta pasi mbërrita, një anëtare e stafit m'u afrua, më lëvizi flokët për të më parë. Biseda më poshtë u zhvillua. Pjesa tjetër e ngjarjes është e turbullt.”

Më pas ajo përshkroi bisedën:

Zonja SH: Nga jeni ju?

Unë: Sistah Space.

SH: Jo, nga vini?

Unë: Ne jemi me bazë në Hackney.

SH: Jo, nga cila pjesë e Afrikës jeni?

Unë: Nuk e di.

SH: Epo, duhet ta dini se nga jeni, kam kaluar kohë në Francë. Nga jeni?

Unë: Nga këtu, Britania.

SH: JO, por çfarë kombësie jeni?

Unë: Unë kam lindur këtu dhe jam britanike.

SH: Jo, por nga vini vërtet, nga vijnë njerëzit tuaj?

Unë: "Njerëzit e mi", zonjë, çfarë është kjo?

SH: Oh, e kuptoj se do të kem një sfidë që të të bëj të thuash se nga je. Kur keni ardhur për herë të parë këtu?

Unë: Zonjë! Unë jam një shtetase britanike, prindërit e mi erdhën këtu në vitet 50 kur…

SH: Oh, e dija që do të arrinim atje në fund, ju jeni Karaibe!

Unë: Jo Zonjë, unë jam me origjinë afrikane, me prejardhje nga Karaibe dhe me kombësi britanike.

SH: Oh, pra ju jeni nga…

Për këtë bisedë, ka reaguar Pallati Mbretëror duke thënë se po hetohet për të vërtetuar fakte të ngjarjes.

“Ne e marrim këtë incident jashtëzakonisht seriozisht dhe kemi hetuar menjëherë. Në këtë rast janë bërë komente të papranueshme dhe thellësisht për keqardhje. Ne kemi kontaktuar me Ngozi Fulanin për këtë çështje dhe po e ftojmë që të diskutojë personalisht të gjitha elementet e përvojës së saj nëse dëshiron.”, thuhet në reagimin e Buckingham Palace.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)