Kumbaro në TV5 Monde:Shqipëria
e Franca, marrëveshje kulturore 

Kumbaro në TV5 Monde:Shqipëria<br />e Franca, marrëveshje kulturore 
"Shqipëria dhe Franca do të kenë një marrëveshje kulturore, pasi Franca është atdheu i kulturës". 

Kështu ka deklaruar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një intervistë të dhënë për televizionin francez TV5MONDE në emisionin “Aktualiteti ndërkombëtar deshifruar nga bota frankofone” që ka zgjatur 23 minuta.

Duke u ndalur tek Ismail kadare, Kumbaro ka deklaruar se, ai është simboli i kulturës shqiptare dhe si i tillë ai përhap në të gjithë botën kulturën e Shqipërisë.

Kumbaro e ka lidhur kulturën me ekonominë, duke  ejonsideruar atë si një motorr zhvillimi.

Ismail kadare është simbol i kulturës. Kadare mori çmimin ‘Legjioni i nderit”. Vepra e Kadaresë është universale. Franca është atdheu i kulturës. Kadare përhap në botë kulturën shqiptare. Shqipëria dhe Franca do të kenë marrëveshje kulturore, pasi kultura shërben si motorr për ekonominë’ ka deklaruar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po zhvillon nje vizitë pune në Paris, ku ka patur takime me homologen franceze dhe personalitete të artit e kulturës franceze. Ajo është e ftuar nga Presidenti Hollandë në ceremoninë e dhënies së çmimit “Legjioni i Nderit”, shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Vizita parashikon nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit kulturor mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës e Komunikimit të Francës, e cila do të firmoset respektivisht nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe ministri Francez Audrey Azoulay. 

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)