Kumbaro në premierën e 'La Fresque'
të balerinit shqiptar Angjelin Preljocaj

Kumbaro në premierën e 'La Fresque'<br />të balerinit shqiptar Angjelin Preljocaj
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka qenë e pranishme në Francë në premierën e baletit më të ri “La Fresque” të balerinit e koreografit të njohur francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj.

“Në Provanse, në superpremierën "Afresku" të Angjelin Preljocajt dhe në tryezën e punës për projektet e reja me Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, ka shkruar ministrja Kumbaro në rrjetin e saj social Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi të saj dhe koreografit shqiptar. Baleti “La Fresque” ose Afresku është inspiruar nga një përrallë e vjetër kineze, ku një burrë dashurohet me grua në një pikturë. “Gjithmonë jam impresionuar nga efekti i një pikture në një njeri. Pikturat e italianëve gjithmonë kanë qenë inspirimi im. Në këtë balet, një burrë dashurohet në një grua në pikturë, në tablo, dhe gjendet para një dashurie që nuk deshifrohet lehtë. Dhe përralla kineze të cilën e kam lexuar tregon për një lidhje të tillë”, ka pohuar Preljocaj për mediat.

Tashmë Arti i Angjelinit është pjesë e repertorit të TKOBAP Albania që nga viti 2014 dhe kjo dashuri artistike e ka jetën e gjatë falë pasionit bujar të koreografit shqiptar dhe sidomos falë talentit të balerinëve tanë”, shkruan Kumbaro.

Angjelini nuk harron kurrë të thotë se është shqiptar. Ai ka dhënë shfaqje në skenat më në zë të Moskës, Milanos, Parisit, Berlinit, Nju-Jorkut etj., duke marrë duartrokitje me vepra si “Borëbardha”, “Dasma”, “Akrobati”, “Katër stinët” apo “Pranvera”.

kumbaro
kumbaro
kumbaro
( Premiera e Baletit “La Fresque” e koreografit  Angjelin Preljocaj )

kumbaro
kumbaro
(Mirela Kumbaro dhe koreografi shqiptar, Angjelin Preljocaj)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë