Kumbaro përgëzon artistët e vegjël 
e organizatorët e EPTA-ALBANIA-s

Kumbaro përgëzon artistët e vegjël <br />e organizatorët e EPTA-ALBANIA-s
TIRANE- Shoqata e Mësuesve Pianistë të Shqipërisë ka organizuar me rastin e 20-vjetorit të veprimtarisë së saj Takimin V Kombëtar “Duete Pianistike” në bashkëpunim me shkollën Artistike “Jordan Misja” në Tiranë. 6 koncerte “maratonë” u dhanë brenda dy ditësh, në datat 14-15 Dhjetor në Sallën e koncerteve të Ministrisë së Kulturës.

“Pjesëmarrja juaj befasuese në numër dhe kaq e pasur në vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, më bën të mendoj për vëmendjen, punën dhe përkushtimin e mësuesve tuaj, që nxisin tharmin artistik tek ju duke u kujdesur të gjejnë vlerat e vërteta në talentin dhe punën tuaj”, tha ministrja Kumbaro duke përgëzuar organizatorët, shoqatën EPTA-ALBANIA, e cila sipas ministres Kumbaro “prej 20 vitesh të veprimtarisë së saj kombëtare dhe ndërkombëtare ka mundësuar ura komunikimi e bashkëpunimi me vendet evropiane për motivimin e talenteve tuaja artistikë”.

Edhe këtë javë EPTA-ALBANIA u udha mundësinë mbi 140 pianistëve nga mosha 6-18vjeç të luajnë në prani të prindërve dhe mësueseve te tyre. Në prezencën e bredhit të zbukuruar, pjesëmarrësit kanë performuar pjesët që fillojnë nga këngët e vallet tona popullore, të kultivuarat e deri në literaturën botërore; klasike,romantike, moderne apo jazz. E njohur me emrin EPTA-Albania kjo shoqatë përbën seksionin- shqiptar në shoqatën European Piano Teacers Assotiation me qendër në Londër.

Drejtuesja e shoqatës Takuina Adami rrëfen se “Ajo u legalizua nga Gjykata ne Dhjetor 1994, fal përpjekjeve të zonjave Carola Grindea, themeluese të kësaj shoqate dhe mësueses sonë të njohur, Nadjezhda Porodini.” E drejtuar nga mësuesja e mirënjohur Takuina Adami,gjatë këtyre 20 vjetëve  të veprimtarisë, ka realizuar një sere aktivitetesh ne  mbështetje të talenteve të reja dhe pedagogjisë pianistike, që nisin nga 30 masteclasseve në piano, kanto, harqe e frymë të 19 edicioneve të festivalit mbarëkombëtar për moshat 6-18 vjeç.

Puna e kësaj shoqate ka vijuar me konkurse Kombëtare per moshat 6-23 vjeç në emër të figurave “T. Hrapi”, “Ç. Zadeja”. Kjo shoqatë ka zhvilluar edhe 6 edicione të Konkursit Mbarëkombëtar ‘Jorgjia Truja’, si dhe shumë koncerte  në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër e jashtë vendit, Kosovë, Maqedoni, Itali. Kroaci, Norvegji, Novi Sad, Slloveni , Angli, etj, si dhe 7 – edicione te Takimit Kombëtar të pianisteve për kulturë etj. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat