Kumbaro prezanton ndryshimet në 5 ligje: Ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit dhe kthehen në titull ekzekutiv

 

Gjobat për ndotjen e mjedisit janë ashpërsuar dhe janë kthyer në titull ekzekutiv.

Këtë e bëri me dije, gjatë fjalës së saj në Kuvend gjatë mbrëmjes së sotme, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbarom, e cila  prezantoi ndryshimet në pesë ligje ekzistuese në fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

“Ndryshimet në këto pesë ligje bashkohen në dy ndryshimet thelbësore: ashpërsimi i gjobave me 30% krahasuar me ligjet aktuale dhe ndryshimi i natyrës juridike të sanksioneve kundrejt kundravajtjeve të kryera në dëm të mjedisit. Procesi i ekzekutimit të gjobave aktualisht vështirësohet për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor duke zgjatur shumë procesin dhe duke humbur qëllimin për të cilin vendoset gjoba. Prandaj masat administrative kthehen në titull ekzekutiv”, tha Kumbaro.

Ministrja iu referua të dhënave nga procesi i këshillimit kombëtar, ku qytetarët kërkonin në masë dërrmuese ashpërsimin e gjobave për kundravajtjet ligjore.

“65% e të anketuarve në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar u shprehën qartazi për forcim të masave ndëshkuese dhe rritjen e efikasitetit të tyre. Nga përvoja e këtyre viteve, gjobat nuk kanë qenë efikase ose nuk janë zbatuar duke humbur edhe qëllimin ndëshkues, e për pasojë edhe atë edukues. Disa nga shkaqet kryesore lidhur me problemin në fjalë janë ose vakumi ligjor, ose masa administrative të pamjaftueshme. Masat që janë në ligje nuk janë në përputhje me kontekstin aktual ekonomik. Ndërhyrja e qeverisë bëhet e nevojshme për forcimin e detyrimit për mbrojtjen e mjedisit nga operatorët, subjektet ekonomike por edhe qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës, Ministrja solli në vëmendje edhe një direktivë të re të Bashkimit Europian, e cila i konsideron kundravajtjet ligjore të natyrës penale.

“Këto propozime të qeverisë përputhen edhe me daljen e freskët të një direktive të re europiane, 2024-12-03 e Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian përmes së cilët u kërkohen vendeve të BE që masat administrative në kundravajtjet e mjedisit, t’u shtohen sanksione penale të qenësishme me ndëshkime domethënëse të natyrës penale. Ndryshimet që ne propozojmë nuk janë të natyrës penale, por e sjell në vëmendje për të theksuar rreshtimin e qasjes sonë me atë europiane kur bëhet fjalë për ndotjen ndaj mjedisit”, përfundoi fjalën e saj gjatë seancës plenare mbrëmjen e së enjtes ministrja Mirela Kumbaro.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedist”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

 


Lajmi kryesor:

S'ka interpelancë me Ramën për këshilltarin e jashtëm rumun, deputetët e PD bllokojnë foltoren! Nuk miratohet zgjedhja e anëtareve të KLGJ dhe KLP


S.B/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës