S'ka interpelancë me Ramën për këshilltarin e jashtëm rumun, deputetët e PD bllokojnë foltoren! Nuk miratohet zgjedhja e anëtareve të KLGJ dhe KLP

TIRANË- Kuvendi rrëzoi me votë kërkesën për interpelancë të kërkuar nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me emërimin e këshilltarit të jashtëm Florian Coldea, i cili sipas medias rumune akuzohet se është ish-agjent sekret rumun dhe i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Kryetarja e Kuvendit ne kthim përgjigjen e Bardhit shkruante se kërkesa për interpaelncë ishte bërë për provokim, nuk ishte në përputhje me rregulloren dhe se nuk do të pranohej

Në fjalën e tij 10 minuta në foltore Bardhi tha se Rama ka frikë të japë llogari.

Lindita Nikolla: Ju njoftoj se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar kërkesa me nr.2535 protokolluar datë 27.6.2024 e kryetarit të grupit parlamentar të PD për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.  Kërkesa për interpelancë lidhet me dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve për marrëdhënien e kryeministrit dhe këshilltarin e tij të jashtëm Florian Coldea si dhe veprimatrinë këshillimore që ai ka kryer për kryeministrin e Shqipërisë.

Në shkresën nr protokoll 2535 fraksion 1 datë 3.7. 2024 drejtuar zotit Bardhi kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë pasi kjo nuk është përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit.

Theksoj se bazuar në paragrafin e parë në rregulloren e kuvendit përmes kërkesës për interpelancë me kryeministrin kërkohet të merren shpjegime për motive, synime, qëndrime të këshillave të ministrave ose  lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre. 

Si rrjedhojë e këtij parshikimi nëse kërkesa për interpelancë nuk kërkohen të merren shpjegime për motive, synime, qëndrime të këshillave të ministrave ose lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tyre kërkesa për interpelancë nuk pranohet. Ky nen jo pa qëllim ka kufizuar realizimin e interpelacës, pasi synimi i saj është realizimi është një debati politik i cili është brenda rolit kushtetues, monitorius të kuvendit. 

Gazment Bardhi: “Kryeministri është i detyruar ti përgjigjet kërkesave për interpelancë. Rama ka frikë të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar e aferat ku vetë përfshihet nga dita e parë që është emëruar kryeministër i Shqipërisë. Kërkuam interpelancë se ka prova se kryeministri ka emëruar si këshilltar të jashtëm një ish-agjent sekret rumun, Florian Coldea. Më ka shkruar se është për veprimtari private. 

Duam të dimë cfarë e ka këshilluar përse I ka marrë lekët, apo si McGonigal për të sulmuar opozitën. Ju lutem na e thuaj përse e ka këshilluar Coldea Ramën? Ka marrë 7 mijë euro cdo muaj nga taksat e qytetarëve shqiptarë e ti thua është cështje private. Na thuaj pse i ka marrë lekët që përvec ish agjent i shërbimeve sekrete dyshohet të jetë përfshirë në një linjë të trafikut ndërkombëtar droge Meksinë- Shqipëri - Rumani.

Nga ana e tij kreu i grupit PS. Bledi Çuçi tha se Coldea nuk ishte më këshilltar i Ramës, ndërkohë deputetët e PD-së thonë se Rama po injoron kërkesat e opozitës.  

"Koha kur Damir Fazllic ulej në Këshilli  e Sigurisë ka kaluar. Nuk ka krahasim të marrësh një njeri nga llumi i mafies sllave e ta vendosesh në krye të Këshillit të Sigurisë", deklaroi kreu i grupit të PS. 

Në një moment pati debat mes Bardhit në foltore dhe Braces në karrigen e tij që kaloi dhe në përdorimin e një gjuhe ofenduese ndaj njëri tjetrit. Deputetët e PD-së dolnë në foltore për të kundërshtuar vendimin për të rrëzuar kërkesën e Bardhit. Kjo detyroi Nikollën të ndërpresë për 5 mintua seancën.

Në seancë pati debate të forta mes deputeteve Jorida tabaku dhe Elisa Spiropali lidhur me abuzimet e fondeve të BE, ku për këtë sot u arrestua edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Vakancat e KLGJ e KLP

Pas seancë maratonë, Kuvendi votoi këtë të enjte për pikat e parashikuara në rendin e ditës.

Emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk u miratuan nga deputetët. 

Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota.

Ndërkohë u votuan dhe pesë ligje në fushën e mjedisit. Ligjet parashikojnë ashpërsim të gjobave për ndotjen e mjedisit, si dhe kthimin e këtyre masave administrative në titull ekzekutiv.

Këto ndryshime përfshijnë fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Kuvendi nuk miraton zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ

1720125000_kuvendi.JPG

Pas seancë maratonë, Kuvendi votoi këtë të enjte për pikat e parashikuara në rendin e ditës.

Edhe emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk u miratuan nga deputetët. 

Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota. Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjet dhe rezolutat në rendin e ditës.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" (raundi i dytë) mori 67 vota pro, 3 kundër  dhe 1 abstenim.

Ndërsa, me 65 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim nuk është miratuar as Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë" (raundi i dytë).

Ora 21:29
Kumbaro prezanton ndryshimet në 5 ligje: Ashpërsohen gjobat për ndotjen e mjedisit dhe kthehen në titull ekzekutiv

 

Gjobat për ndotjen e mjedisit janë ashpërsuar dhe janë kthyer në titull ekzekutiv.

Këtë e bëri me dije, gjatë fjalës së saj në Kuvend gjatë mbrëmjes së sotme, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbarom, e cila  prezantoi ndryshimet në pesë ligje ekzistuese në fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.

“Ndryshimet në këto pesë ligje bashkohen në dy ndryshimet thelbësore: ashpërsimi i gjobave me 30% krahasuar me ligjet aktuale dhe ndryshimi i natyrës juridike të sanksioneve kundrejt kundravajtjeve të kryera në dëm të mjedisit. Procesi i ekzekutimit të gjobave aktualisht vështirësohet për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor duke zgjatur shumë procesin dhe duke humbur qëllimin për të cilin vendoset gjoba. Prandaj masat administrative kthehen në titull ekzekutiv”, tha Kumbaro.

Ministrja iu referua të dhënave nga procesi i këshillimit kombëtar, ku qytetarët kërkonin në masë dërrmuese ashpërsimin e gjobave për kundravajtjet ligjore.

“65% e të anketuarve në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar u shprehën qartazi për forcim të masave ndëshkuese dhe rritjen e efikasitetit të tyre. Nga përvoja e këtyre viteve, gjobat nuk kanë qenë efikase ose nuk janë zbatuar duke humbur edhe qëllimin ndëshkues, e për pasojë edhe atë edukues. Disa nga shkaqet kryesore lidhur me problemin në fjalë janë ose vakumi ligjor, ose masa administrative të pamjaftueshme. Masat që janë në ligje nuk janë në përputhje me kontekstin aktual ekonomik. Ndërhyrja e qeverisë bëhet e nevojshme për forcimin e detyrimit për mbrojtjen e mjedisit nga operatorët, subjektet ekonomike por edhe qytetarët e thjeshtë”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës, Ministrja solli në vëmendje edhe një direktivë të re të Bashkimit Europian, e cila i konsideron kundravajtjet ligjore të natyrës penale.

“Këto propozime të qeverisë përputhen edhe me daljen e freskët të një direktive të re europiane, 2024-12-03 e Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian përmes së cilët u kërkohen vendeve të BE që masat administrative në kundravajtjet e mjedisit, t’u shtohen sanksione penale të qenësishme me ndëshkime domethënëse të natyrës penale. Ndryshimet që ne propozojmë nuk janë të natyrës penale, por e sjell në vëmendje për të theksuar rreshtimin e qasjes sonë me atë europiane kur bëhet fjalë për ndotjen ndaj mjedisit”, përfundoi fjalën e saj gjatë seancës plenare mbrëmjen e së enjtes ministrja Mirela Kumbaro.

Ndryshimet u referohen 5 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedist”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”, ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

 

Ora 19:10
Abuzimi me fondet e BE përplas deputetët! Tabaku: Nuk është rasti i parë! Spiropali: Trupi në ballkon e shpirti në Kuvend

 

Seanca e Kuvendit u zhvillua me debate të forta, ku deputetët u përplasën lidhur me abuzimet e fondeve të BE, ku për këtë sot u arrestua edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Debatet në Kuvend:

Tabaku: Jeni bërë mbrojtës ekzemplarë të korrupsionit. Nuk është rasti i parë i abuzimit me fondet e BE-së (referuar Rastit Beqaj).

Spiropali: Trupi në ballkon, shpirti në Kuvend. Të njëjtat pretendime të tij edhe nga zonja parafolese (Tabaku). Cilin turp po na tregoni?  Dilni në mbrojtje të tij, në sfidë të hapur ndaj prokurorive dhe gjykata. Na flasin për shëndetësinë këta që shëndetësinë e kishin tortë për ta ndarë.

Dogjani: Mos krahaso shëndetësinë, keni 12 vite në pushtet

Felaj: Do ju tërheq të drejtën e fjalës.

Dogjani-Felajt: Mos më çaj kokën, s’më heq dot ti mua të drejtën e fjalës, (i afrohet tek foltorja)

Spiropali- Tabakut: Komisioni antikorrupsion është një instrument që parlamenti ka të drejtë ta përdorë. Ju kemi bërë thirrje të vazhdueshme të jeni aty.  Sa i takon raportit tonë me BE mos kini asnjë merak. Shqipëria është aleati më i besueshëm në rajon. Abuzimi me fondet nuk zgjidhet nga foltorja e kuvendit e zgjidh drejtësia. Ne drejtësinë ia kemi kthyer publikut, ju e kishit pronë tuajën, të atij që është mbyllur në shtëpi sot.

 

Ora 18:34
Braçe nga Kuvendi: Raporti i AMF copy- paste! Në treg nuk hyn asnjë kompani e re

 

 

Deputeti i PS Erion Braçe ka folur në Kuvend për Raportin vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2023.

Brace u shpreh se raporti i këtij viti është i njëjti si ai i vitit të kaluar, ndërsa theksoi se nuk hyn asnjë kompani të re në atë treg.

“Raporti edhe këtë vit është i njëjti copy -paste. Në tregun e sigurimeve që është më masivi nga pikëpamja e produktit nuk ka asgjë, në atë treg nuk lëviz asgjë, janë të njëjtat kompani dhe nuk ndryshojnë. Nuk hyn në treg asnjë kompani e re. Po të lexonit raportin e Autoritetit të Konkurrencës, shihet se në këtë treg ka një marrëveshje, që për habi e miraton edhe Autoriteti i Konkurrencës që duhet të garantojë konkurrencën miraton një marrëveshje midis gjithë kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve.  Është një çmim që e zbatojnë të gjithë dhe pastaj ndajnë të ardhurat sepse kanë ndarë tregun me për qindje", tha ai. 

Ora 16:54
Arrestimi i Beqajt, Tabaku: Turp i madh, jeni të zhytur në llumin e korrupsionit! Gogu: Ish-ministrat tuaj të Shëndetësisë jetojnë si pashallar

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku ka folur në Kuvendit lidhur me arrestimin e Ilir Beqajt ditën e sotme.

Tabaku u shpreh se është një turp i madh që Beqaj akuzohet për shpërdorim të fondeve të BE.

Tabaku hodhi akuza se ata që kanë pasur pozicione vendimmarrje janë të zhytur në korrupsion.   

“Beqaj është për shpërdorim të fondeve të BE dhe shyqyr që fusin fjalën integrim në çdo fjali dhe shyqyr që përmendim procesin e integrimit në çdo fjalim në parlament. Të na thoni neve që ju keni flamurin e luftës ndaj korrupsionit, ku jeni të zhytur të gjithë, ata që kanë qenë në vendimmarrje të gjithë në llumin e korrupsionit, për mua kjo është e papranueshme. Për të gjitha këto unë kam folur dhe jam sulmuar. Kam folur për Ilir Beqajn dhe janë ngritur dy ambasador dhe janë larguar nga takimi me Ilir Beqajn dhe ju e vutë atje dhe sot ai është turp i madh. Ilir Beqaj është turp i madh dhe dyfish më i madh, kur lajmi bëhet për shpërdorim fondesh të BE. Për këtë jeni ju që mbani përgjegjësi dhe nuk ka komision që ju shpërlan nga ky turp”, tha ajo.  

Në replikë ndaj Tabakut, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gogu hodhi akuza ndaj ish- ministrave të shëndetësisë së PD, për të cilët tha se edhe pse kanë punuar vetëm si ministrër shëndetësie, sipas tij sot ata jetojnë si pashallar.

“Korrupsioni në shëndetësi ka qenë i ulur këmbëkryq që kur ka është krijuar shteti shqiptar dhe ju keni disa ish-ministra tuaj që nuk kanë bërë punë tjetër veçse ministër shëndetësie dhe vazhdojnë që të jetojnë si pashallar. Mos u justifikoni me rolin e bilbil fryrësit mund të bëni çudi, nuk luftohet korrupsioni ashtu, por korrupsioni luftohet kur bëhemi bashkë dhe bëjmë një kornizë ligjore, siç bëmë me reformën në drejtësi se ju na latë në mes të rrugës, pasi ikët se e kuptuat që po përgatitet kjo gjëja. Ju vini këtu dhe na tregoni ne korrupsionin, po ju vazhdoni i bini bilbilit”, tha ai.  

Ora 12:43
‘Revoltohet’ Bardhi: Dua Celibashin këtu në Kuvend, ca është ky komisioner shtetëror....Noka i vjen në ndihmë

Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre sërish me 5 minuta dhe shkak u bë një debat që shkaktoi Gazment Bardhi. Për shkak se ndodhej në mbledhjen për verifikimin e mandatit të Belerit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk u paraqit dot në kohë për të raportuar për raportin vjetor të KQZ.

Bardhi krijoi debat duke kërkuar që të respektohet rendi i ditës, ndërsa nuk lejoi Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që të mbajë fjalën.

Bardhi: Të vijë komisioneri shtetëror këtu.

Noka: Ke rrregullore

Felaj: Vijoni zoti Dervishi.

Bardhi: Jo s’do të vijojë zoti Dervishi. Ca është kjo sipas qejfit. Ca është ky komisioner shtetëror....

Felaj: Është pamundësi objektive që komisioneri të ndodhej këtu. Po abuzoni me pozicionin e deputetit dhe po shkaktoni kaos në seancë pa ndonjë qëllim. Kërkoni të prishni rendin.

Në debat u përfshi edhe Flamur Noka. 

Ora 11:02
Bardhi e Noka ‘luftë’ me Nikollën për fjalën: Mafie! Bllokojnë Foltoren, i ‘rrethon’ Garda

Gazment Bardhi e Flamur Noka kanë krijuar debate në Kuvend. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Nokës pasi nuk respektoi procedurën, por kjo nxiti reagimin e dy deputetëve të cilët kanë bllokuar foltoren. Garda në gatishmëri.

Nikolla: Mafie je vetë, të tërheq vërejtje për fyerje. S’je gjykatësi këtu, je deputet si gjithë tjerët, kreu i grupit dhe ke përgjegjësinë të respektosh rregulloren.

Noka: Na jep të drejtën tonë që të ikim.  

Për shkak se u bllokua foltorja, Nikolla dha 5 minuta pushim.

Ora 10:55
Çuçi i kthehet Bardhit: Koha kur ulnit Fazlliç, llumin e mafies sllave në Këshillin e Sigurimit ka ikur! Coldea nuk është më këshilltar i Ramës

 

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi është përfshirë në një debat me Gazment Bardhin në Kuvend. Bardhit iu refuzua kërkesa për interpelancë me Ramën, lidhur me Florian Coldea, për të cilin deputeti demokrat kërkonte nga Rama shpjegim se përse ka emëruar këshilltar të jashtëm një ish-agjent sigurimi dh enjë person që akuzohet në Rumani për trafik droge.

Çuçi tha se çështjet që ai ka me drejtësinë lidhen me Rumaninë dhe se ai nuk është më këshilltar i Ramës.

Nga ana tjetër, Çuçi i tha Bardhit se ka ikur koha kur Fazlliç, llumi i mafes sllave ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka ikur.

"Mbani rendin e seancës. Nuk mundet asnjë deputet, as më tepër kreu i grupit të flasë me atë gjuhë dhe ti drejtohet kryetares së kuvendit, duke ngritur gishtin dhe duke ju akuzuar me një fjalor që nuk është etik. Kjo hipokrizia në këtë parlament sigurisht që ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, me një shkolle politike të vjetër. Koha kur Fazllic ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marrë nga llumi i mafies sllave dhe ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka kaluar. Personi që kërkuar interpelancë është ish zyrtar i shërbimeve inteligjente që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar në Rumani. Rama e ka marrë në një moment kur nuk kishte më pozicion, nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme është çështje e Rumanisë, kur kryeministri informohet e ka larguar dhe nuk e ka më", tha Çuçi.

Ora 10:47
Degjeneron debati në Kuvend/ Bardhi- Braçes: Gore, vratë njerëz para derës së SPAK! Deputeti socialist: Kurvë! Mbyll gojën

Ka kaluar në ofendime debati në Kuvend mes kryetarit të grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe deputetit të PS-së, Erjon Braçe. E ndërsa Bardhi fliste nga foltorja, Braçe reagonte nga vendi i tij por nuk e kishte mikrofonin të ndezur.

Bardhi: Si boll, mo Pandi a e dini për çfarë e ka këshilluar? Për cfarë i ka paguar lekët nga taksat e shqiptarëve për një të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar e trafikun ndërkombëtar të drogës. Lekët e shqiptarëve që i lini pa ilace në spitale e keni guximin të thoni mos i thuaj 

Braçe flet nga vendi por nuk dëgjohet

Bardhi: Ça ke ti mo! Gore ça ke! Gore ça ke! Ça ke …
Braçe.. Dëgjohet të flasë por është pa mikrofon
Braçe: Kurvë! Mua… Ca ke mbyll gojën se.. (Flet pa mikrofon)
Bardhi: Mbyll gojën ti e mos guxo të flasësh kur janë unë duke folur. Mbaj vendin aty
Gazment Bardhi: E mos guxo mbaj vendin tënd. Mos fol zëdhënës i krimit të organizuar e korrupsionit.

Braçe…. (Nuk dëgjohet)

Bardhi: Vrave njerëz në derën e SPAK! Ti e vrave . ti e qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditë e këqija e i keni lënë rrugë. Ju ka sjellë si dele dhe kujtoni se jemi të gjithë dele

Lindita Nikolla: Shpifjen dhe agjendën tuaj politike të brendshme nuk mund ta ktheni në agjendën politike të vendit

Ora 10:32
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Ismail Kadarenë

Kuvendi i Shqipërisë nisi me një minutë heshtje për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare I cili u nda nga jeta më 1 korrik, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit, dy ditë më pas, më 3 korrik.

Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit uroi dhe SHBA për ditën e Pavarësisë.

“Krenarë për aleancën me SHBA" tha Nikolla. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/07/2024 02:00

    /TURI/,jam dakord me ju,por jane dhe disa gjera te tjera.Duhen zgjedhur njerez me integritet.Ju kujtohet nga pergjimet te Onkologjiku qe flitej per nje mjek te pakorruptueshem,gjithashtu duket qe zyrtare e shtetare qendrojne kaq gjate ne poste sa ndihen komforte e te sigurte te bejne shkelje.Nuk mund te mos veresh dhe nje /mbimbrojtje/ te panevojshme qe u behet zyrtareve aty-ketu,rasti i sotem,Rama.Nuk u pranua interpelanca me te ne lidhje me keshilltarin rumun,nen pretekstin qe nuk eshte me keshilltar dhe problemet e tij jane mes tij dhe Rumanise dhe sigurisht u kujtua dhe Fazllici ne nje kunderpergjigje flake per flake.Perse Rama nuk duhet te jete ne interpelance?! Ketu nuk po gjykohet pse zgjodhi kete person si keshilltar,ajo ceshtje u be sepse nuk e dinte dhe u mbyll pas u morr vesh,por ketu duhet ditur cfare deme i ka sjelle sigurise se shtetit dhe cfare ka bere e keshilluar gjate kohes qe ishte ne detyre.Pikerisht kjo /mbimbrojtje/ qe i bejne duke mos pranuar interpelance me Ramen eshte shume e rrezikshme per demokracine dhe krijon eufori e vetesiguri qe pushtetare te tille nuk kane pse te japin llogari per veprimet qe bejne.Nuk eshte rruga e duhur kjo.U /mbimbrojt/Berisha ne lidhje me Fazllicin,por duket qe socialistet po bejne te njejtat gabime si demokratet.

    Përgjigju
  • Turi: 04/07/2024 17:20

    Nese duan te luftojne korrupsionin mjafton nje ligj qe i denon nga 25 vjet deri ne burgim te perjetshem dhe pastaj te shohim si do funksionoje cdo gje

    Përgjigju
  • tex: 04/07/2024 12:44

    bravo brace..bejn si intelektual keta vromat e shoqërisë shqiptare...mjere ky popull qe i ka te gjitha palet e politikes gore..dhe i votojm ende..sa del ndonje i ri qe i futet politikes themi ja erdhi ky se do te vjedhi,ndersa keta qe na vjedhin tash sa vjet i marim te mirqene,sna bejn pershtypje

    Përgjigju
  • www.vistarank.com: 04/07/2024 09:27

    Ilir Beqja ka qene ne survejim prej dy javesh . Dje ai tentoi te arratisej por dikush e ka marre ne telefon dhe i ka thene te kthehet . Do dalin shume gjera interesante ne ditet ne vashdim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia