Kume: Kod i ri zgjedhor
në rrugën e duhu

Kume: Kod i ri zgjedhor <br />në rrugën e duhu
TIRANE- Tejkalimi i afateve për mbylljen e reformës zgjedhore nuk do të thotë as dështim dhe as bllokim i saj. Eksperti i reformës zgjedhore, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume argumenton se pritej që ligji i ri elektoral të tejkalonte afatet që Parlamenti i vuri komisionit për hartimin e tij, pasi është hera e parë që reforma shihet në thellësi, janë marrë parasysh mendimet e ekspertëve dhe volumi është shumë herë më i lartë nga komisionet paraardhëse.

"Nuk është se jemi në një situatë bllokuese. Institucioni punon, komisioni është në punë. Mbështetësit e këtij komisioni, pra pjesa teknike e komisionit po ashtu është në punë. Le të kujtojmë gjithashtu faktin që metodologjia që po përdoret kësaj radhe nga Parlamenti i Shqipërisë për të realizuar reformën zgjedhore të radhës, është një metodologji gjithëpërfshirëse, gjë që ka kërkuar kohë dhe volum më të madh pune", tha Kume. Por gjithsesi, Kume thotë se për komisionin tani nis sfida kur do të duhet të hyjë në atë që ai e quan zona e nxehtë. Administrimi i zgjedhjeve është një nga çështjet më të rëndësishme që do të duhet vullnet politik për të mos krijuar ngërçe e bllokime gjatë diskutimit të kësaj çështje. "Akoma Komisioni s'ka hyrë në zonën e nxehtë. Nuk ka filluar të trajtohet problemi si do administrohet procesi zgjedhor i 2013. Këto janë probleme që vërtetë kërkojnë kohë dhe vullnet të shprehur politik për zgjidhjen", tha ai. Komisioni i reformës zgjedhore ka shqyrtuar 22 nga 52 rekomandime të OSBE-ODHIR për zgjedhjet, ndërsa afati kohor i tij ka qenë deri në fundin e muajit shkurt. PS akuzoi këtë javë demokratët për bllokim të reformës, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën se alarmi i socialistëve s'është i vërtetë pasi puna në komision vijon. Ndërkohë që pritet që javën e ardhshme mbërrijnë në Tiranë një ekip prej dy ekspertësh nga OSBE-ODIHR. Pritet të zhvillohet një tryezë e posaçme me eksperëtët dhe komisionin e reformës zgjedhore. Në këtë tryezë do diskutohet për çështje të Kodit, më konkretisht, administrimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona