Kume: Në raportin e OSBE per 2017 asnjë rresht për 20 % blerje votash! Ja nga doli kjo shifër

Në Raportin e OSBE ODHIR për zgjedhjet e 2017 nuk flitet në asnjë rresht për 20 % të votave të blera. Deklarata ka ardhur nga eksperti për ceshtjet zgjedhore Kristaq Kume duke folur në emisionin 45 minutam me gazetarin Denis Minga.

Ish kreu i KQZ tha se shifra prej 20 % ka dalë nga një studim OJF-jë por jo nga OSBE duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e opozitës se OSBE ka evidentuar blerjen e votave në masën 20 % . Sipas Kumes raporti i OSBE flet për fenomenin e shitblerjes së votave duke iu referuar pretendimeve te partive te opozites por të pa faktuara nga vetë ekspertët e OSBE.

"Në asnjë nga raportet e OSBE  nuk përmendet fenomeni i 20 përqindëshit të votave. Një specialist që trajtonte problematikën iu referua një materiali të përgatitur nga një ogannizatë joqeveritarë për vendet e rajonit ku thuhet se bëhet pjesë për 20 përqind të zgjedhësve kannë shitur apo blerë votën. Vëzhguesit e OSBE kanë pranuar ekzistencën e këtij fenomeni dhe kanë vendosur një rekomandim për parandalimin e këtij fenomeni. Në raportin e 2017 thuhet se nevojiten përpjekje për të ndaluar shitjen dhe blerjen e votave. Kjo vjen si rezultat i faktit se ne kemi dy kushte që e ushqejnë këtë fenomen. Së pari populli nuk e peshon votën dhe së dyti detyrohet nga situata ekonomike. Vota shihet si mall. Vota është blerë me një thes më miell apo me një vend pune. Në raportin e OSBE ky fenomen trajtohet në problemet e fushatës zgjedhore por në raport nuk paraqiten shifra apo vëzhgime që vertetojnë fenomenin", deklaroi Kume.

Megjithate OSBE e sheh si shqetësues këtë fenomen ndër vite dhe jep rekomandimin përkates por pa dhënë asnjë shifër sic pretendon opozita. Duhet theksuar se PD dhe LSI kanë ngritur kauzën për deligjitimin e Kuvendit duke pretenduar se sipas OSBE në zgjedhjet e fundit janë blerë 20% të votave.

Por një fakt i tillë nuk rezulton në asnjë rresht të raportit te OSBE ODIHR për zgjedhjet e 2017 por vetëm nje studim OJF-jë , vërtetësia dhe metodika e së cilës mbetet krejtësisht e paqartë.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 26/02/2019 22:35

    Zoteri Kume eshte i sinqert ,kur thot se: OSBE konstaton fenomenin si nje problem ,por nuk percakton shifrat 20 apo 25 %te shit blerieve ,te votave .Por edhe sikur te jen aq apo me shum ;ai problem tani ka mar fund ,nuk mund te ket ndonje zgjidhie orgjinale -Dmth,te kthehemi tek e para .Zoteri KM duhet te beje perpjekiet maksimale per bisedime me opoziten,per nje zgjidhie ne interes te te gjith popullit .Ne nuk kemi lluksin te bejme zgjedhie her pas here .Zoti na qetesoft .

    Përgjigju
    • vasililesheli: 27/02/2019 07:08

      Lsi si bleresja me e madhe e votave duhet te ndeshkohet nga shqiltaret. E di mjaft mire Lsi sa vota bleu ne Shkoder.Njerezit i njohin dhe bleresit e terrenit,ata qe bejne listat dhe paguajne parate. Paguhen 142 milione lek per 1500 vota.Natyrisht u dalin vetem 800 pasi dhe njerezit e kane kuptuar.U marrin parate e votat nuk ua japin.Pastaj kur nuk u dalin ne kuti ankohen se ua vodhen. Pergjojuani telefonat ketyre bleresve. Hataja do te gjendet.Mbare Shqiperia do te bindet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja