Kundërshtari, Franca zyrtarizon
23 emrat, në listë Rami e Umtitti

Kundërshtari, Franca zyrtarizon<br />23 emrat, në listë Rami e Umtitti
Nuk ka surpriza në listën përfundimtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë, Francën në Euro 2016. Ashtu siç edhe pritej qëndërmbrojtësi i Sevillas Adil Rami ka marrë vendin e të dëmtuarit Raphael Varane, ndërsa Samuel Umtitti i Lyonit ka zënvendësuar, Jeremy Mathieë që pësoi një lëndim vetëm pak ditë më parë.

Emrat e mëdhenj të lënë jashtë nga Deschamps janë padiskutim sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe ai i Nice Hatem Ben Arfa, dicka që dihej sepse këta dy lojtarë nuk bënin pjesë as në listën provizore.

Franca që është njëkohësisht edhe një prej tre skuadrave kundërshtare të Shqipërisë në grupin A, si dhe një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund, Europianit të shtëpisë, në këtë eveniment kaq të rëndësishëm do të përfaqësohet nga këta futbollistë. 3 portierët e përzgjedhur nga trajneri Didier Deschamps janë Lloris, Costil dhe Mandanda. Në mbrojtje spikasin Evra, Koscielny, Mangala e Sagna pa harruar edhe Digne, Jallet, Umtitti e Rami.

Janë 6 emrat e përzgjedhur në mesfushë, me Paul Pogba që qëndron mbi të gjithë ndërsa Cabaye, Kante, Matuidi, Lassana Diarra e Moussa Sissoko janë ata që kompletojnë repartin e ndërmjetëm.

Sulmi i përfaqësues së gjelave në Euro 2016, ndërkohë do të udhëhiqet nga Griezmann, Giroud e Payet por një rol të rëndësishëm pritet të luajnë edhe  Martial, Gignac e Coman. Franca do ta nisë Europianin me sfidën e 10 Qershorit ndaj Rumanisë në Stade De France që do të jetë edhe takimi hapës i këtij kompeticioni ndërsa në 15 Qershor në Marseille do të sfidojë Shqipërinë, për të mbyllur fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Zvicrës.

Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve