Policia e Lushnjes ka kapur sot 35-vjeçarin Dritan Rustaj, pasi në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, ka kundërshtuar me dhunë gjatë kryerjes së detyrës Patrullën e Përgjithshme të Rendit Publik.
 
Efektivët e policisë e ndaluan të riun pasi u konstatua se po qarkullonte në rrugë me shpejtësi, çka dyshohet se është bërë shkak edhe për reagimin e tij.
 
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)