Çerçiz Banushi 23 vjeç, banues në Berat duke drejtuar mjetin tip BMW me targa AA770OT, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin fizik të automjetit dhe gjatë ikjes ka goditur me derën e automjetit të tij punonjësen e policisë K.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236/2 dhe 237 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com