3 persona janë arrestuar nga policia ndërsa kanë kundërshtuar patrullën.

Në pranga të efektivëve të Sarandës kanë përfunduar, Ermir Vejzati, Paolo Tepelena dhe Petrit Gjoka.
 
Policia e qytetit bregdetar njofton gjithashtu se dy persona janë shpallur në kërkim: Benard Bajramin dhe Aleksandër Gjoka.

5 personat nga Delvina në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë dhe shefin e rendit të këtij Komisariati, ndërsa si pasojë e dhunës u kanë shkaktuar dëmtime të lehta edhe punonjësve të policisë.
 
Gjithashtu është dëmtuar dhe një automjet i patrullës së policisë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)