'Kundër Andorës ta nisim aty ku mbyllëm Ligën e Kombeve', Reja për ndeshjen e Kombëtares! Berisha: Do tentojmë suprizën për Botërorin

Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar sot në Andora ku edhe ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Botërorin. Në konferencën për shtyp trajneri Edy Reja ka deklaruar se koha për të përgatitur sfidën ka qenë e pakët, por me rëndësi është që edicioni të nisë aty ku e mbyllëm me Ligën e Kombeve.

“Me Andorën duam ta fillojmë aty ku e lamë në Ligën e Kombeve. Kohët e fundit jemi rritur si kombëtare dhe Andora është një test që duhet ta vërtetojë këtë. Lojtarët kohët e fundit kanë qenë në formë dhe ky është detaj që krijon optimizëm. Përsa i përket objektivit përfundimtar nuk mund të bëj parashikime, por e sigurtë është se duhet ndryshuar mentaliteti,"- u shpreh italiani.

Trajneri Reja më tej zbuloi edhe disa detaje përsa i përket formacionit që do të luajë nesër kundër Andorës.

“Është e qartë se nuk do të bëj eksperimente, pasi do të luajnë ata lojtarë që kanë krijuar mentalitetin e duhur. Përsa i përket Bajramit është një lojtar shumë interesant, por për ta aktivizuar na nevojitet një leje nga FIFA, që presim të na vijë sot ose nesër,”-tha ai.

Ndërkohë kapiteni Etrit Berisha deklaroi se nuk falet asnjë suprizë kundër Andorës, ndërsa shtoi se kombëtarja do tentojë suprizën për Botërorin.

“Kundër Andorës nuk duhet të lejohet asnjë suprizë. Ndeshjen e kaluar kemi bërë shumë gabime, që nuk do ti përsërisim. Jemi me moral të mirë, kemi kualitete dhe do tentojmë suprizën në kualifikuese,”-deklaroi kapiteni.

Ndeshja kundër Andorës do të luhet të enjten në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas presim Anglinë në Air Albania.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?