Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ndodhet në Zagreb në takimin kundër krimit ndërkombëtar.
Marku po merr pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb.
Në takim merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Komento