Kundër Laçit luhet në Korçë, Bledi Shkëmbi: Presim afrime në janar, meritonim fitoren në derbi

Kundër Laçit luhet në Korçë, Bledi Shkëmbi: Presim afrime në janar, meritonim fitoren në derbi

Bledi Shkëmbi

Tirana dhe Laçi luajnë të shtunën në orën 17:00 në stadiumin e Korçës. Sfida e javës së dhjetë në Superligë është komentuar edhe nga Bledi Shkëmbi. Trajneri i Tiranës pret afrime në janar, teksa për barazimin kundër Dinamos në derbin e një jave më parë, korçari tha se të tijtë meritonin tri pikët.

“Luhet në Korçë- Patjetër që do të donim të luanim në fushën tonë ose te “Air Albania” se përshtatemi më së miri. Nuk është gjë e mirë kjo që po ndodh, por ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo fushë që të jemi të detyruar për të luajtur. Nuk është njësoj sikur luan në fushën tënde dhe në fushën e një tjetri, gjithashtu edhe për udhëtueset kur luajnë në shtëpinë e saj. Nuk duhet të justifikohemi por kjo është reale.

Barazimi me Dinamon - Mendoj që i meritonim tri pikët me Dinamon, kërkuam në të gjitha minutat dhe gjatë gjithë kohës për të fituar, por nuk kemi çtë bëjmë se futbolli kështu është pasi duket se sikur nuk mjafton ajo që kemi bërë deri tani. Patjetër që ne na duhen pikë kushdo kundërshtar të ishte, ky kampionat nuk ka as ekipe shumë të mira dhe as dobëta, jemi pothuajse njësoj me aq sa po shoh, duhet të bëjmë maksimumin.

Mesa pashë ndeshjen e fundit, Laçi m'u duk ndryshe, disa lojtarëve iu është dhënë besim dhe forcë. Ne synojmë shumë që të bëjmë mirë deri në janar, për lojtarë cilësorë kemi nevojë, për afrime që të bëjnë diferencën pasi pjesa tjetër është ok”, përfundoi Shkëmbi.

Tirana nuk po i luan ndeshjet në kryeqytet, kjo për shkak se "Selman Stërmasi" është në kushte jo të mira, ndërsa FSHF ka "kyçur" stadiumin "Air Albania" për ta pasur gati për Kombëtaren (16 dhe 19 nëntor në Ligën e Kombeve).

Pas javës së nëntë, Tirana me dhjetë pikë ndodhet në pozitën e shtatë, ndërsa Laçi me gjashtë pikë në vendin e nëntë (parafundit).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut