Kundër Paris SG për "jetë a vdekje", Pioli rrezikon ndeshjen e fundit me Milanin! Sonte 8 ndeshje të Champions League

Më shumë se vendimtare për fatet e Milanit dhe trajnerit Pioli do të jetë sonte supersfida në Champions League kundër Paris SG. ‘Djalli’ që po kalon një minikrizë ndodhet në vendin e fundit në grup me 2 pikë dhe nëse në ‘San Siro’ nuk fiton do jetë me një këmbë jashtë Championsit. Dy javë më parë francezët fituan 3-0 dhe për italianët vlen vetëm hakmarrja. Para ndeshjes trajneri Pioli, i cili rrezikon ta ketë ndeshjen e fundit në drejtimin e Milanit, ka pranuar se ‘i kanë zhgënjyer të gjithë’, por sonte sipas tij ‘mund të jetë nata e kthesës’. Për Paris SG një fitore do ta afronte shumë me kualifikimin.

Sfida tjetër e grupit të ferrit mes Dortmund dhe Neëcastle do luhet në orën 18:45 në Sigal Iduna Park.

Një ndeshje shumë delikate do ketë edhe Lazio në ‘Olimpico’. Pas humbjes në Holandë të besuarit e Sarri-t kërkojnë fitoren kundër Feyenoord, pasi çdo rezultat tjetër me siguri i nxjerr jashtë nga grupet. Sfida tjetë e këtij grupi luhet në Madrid mes Atletico-s së Simeone-s dhe Celtic, me spanjollët të cilët do tentojnë të kapin vendin e parë.

Në grupin G Manchester City që pret Young Boys ka mundësinë të sigurojë kualifikimin nëpërmjet një fitoreje, ndërsa në Serbi kundër Crvena Zvezdës, gjermanët e Leipzig do tentojnë ti bashkohen anglezëve.

Në grupin H, Barcelona që luan në 18:45 në transfertën e Shakhtar Donetsk, ka gjithashtu mundësinë të sigurojë që sonte kualifikimin, ndërsa Antëerpi i Arbnor Mujës përballet me Porton në Portugali.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah