TIRANE- Prishja e disa objekteve të konsideruara sit ë paligjshme dhe në kundërshtim me planin e zgjerimit të rrugëve në kryeqytet ka hasur në kundërshtimin e banorëve të cilët kanë goditur me gurë fadromën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe uniformat blu.
 
Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, ndërsa në total këtë të dielë INUK ka prishur 2 Banesa në Rrugën e Elbasanit dhe një në Unazën e Re, në aksin e Saukut.
 
Operacioni është ndjekur nga kreu INUK, Zyhdi Dajti i cili jashtë kamerave u shpreh se në shtator pritet të nisë një ndërhyrje masive në të gjithë Shqipërinë, e cila do fillojë në Tiranë e më pas në zonat bregdetare.
 
Por për disa prej pronarëve të këtyre banesave ndërhyrja e INUK është konsideruar si abuzive.
 
Pretendimet e pronarëve të këtyre banesa nuk qëndrojnë ka sqaruar INUK, pasi vendimi për shembjen e tyre ka ardhur pasi ALUIZN-i ka refuzuar legalizimin e tyre, e në këtë situatë këta shtetas nuk mund të marrin dëmshpërblim.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të prishë 20 objekte në rrugën e Elbasanit, pasi duke filluar nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja e deri në Sauk do të ndërtohet një rrugë dytësore. Ndërtimet me leje të cilat do të shëmben për realizimin e projektit të kësaj rruge, do të shpronësohen.

inuk rruga e elbasanit me logo
inuk rruga e elbasanit me logo
inuk rruga e elbasanit me logo
inuk rruga e elbasanit me logo
(Në foto: Inuk gjatë aksionit për prishjen e ndertesave pa leje) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)