Me thirrjet “Stop Grabitjes së pronave, korrupsioni vret”, banorët e Rrjollit e zhvendosën protestën para Prokurorisë së Posaccme, kundër ndërtimit të resortit Blue Borgo nga Bashkim Ulaj.

Pakënaqësinë e tyre ndaj SPAK-ut e shprehën duke goditur godinën me vezë.

Edhe tentativa e dytë për të takuar zyrtarë të Prokurorisë së Posaccme u dështoi. Avokati Novruz Hadëri tha e SPAK nuk u ka dhënë një shpjegim se ç’po ndodh me kallëzimin e bërë një muaj më parë ndaj Fatmir Shpellzës, i cili sikurse pretendojnë banorët, u ka grabitur pronat.

“Dosja nuk është më shumë se 2 fashikuj. Problematika nuk vjen kot, por si pasojë e mosreagimit të institucioneve. Përsëri na përcollën se do të gjejmë kohë. Është detyrim i këtij organi që t’i dëgjojë këta banorë. Është e drejta e pronës së tyre që e kanë të trashëguar. Kallëzimi ndaj Shpellzës  pretendon se ka fituar këtë pronë, dhe a vend dhe për hetime të mëtejshme se nuk është i përfshirë vetëm ai. Mund të jenë shumë të tjerë  që mund ta kenë vënë atë për shpallura as muri dhe nuk ka më si të tërhiqet nga kjo situatë. Informacioni është i mangët. Nuk kemi reagim nga asnjë institucion. SPAK minimalisht duhet të japë shpjegime përse e referojnë çështjen”, tha avokati Novruz Haderi.

Banorët shprehën dyshime të forta se ish-zyrtari i Kadastrës Fatmir Shpellza ua ka grabitur pronën duke falsifikuar dokumentet, me ndihmën e zyrtarëve të pushtetit vendor. Akuza patën edhe për gjyqtaren e apelit të Shkodrës.

Në mbështetje të tyre ishte edhe deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri.

“6 javë dhe institucionet nuk reagojë. Policia ka përdorur dhunë sistematike bashkë me një polici private. SPAK ka besimin e shumicës. SPAK duhet të shohë pretendimet që nuk ka të bëjë vetëm me çështje pronësie por me grup të strukturuar kriminal. Si ndodh rastësisht zona el nga zonë e mbrojtur, si del rastësisht 1 tek pronar që paska 50 hektarë. Si ka mundësi që ky pronar qenka ish-drejtor hipoteke, si del rastësisht që e firmos Belinda Balluku këtë leje? Këtu kemi përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit me biznese që u venë syrin një prone dhe thonë e duam këtu”, tha Kapri.

Protestës iu bashkuan edhe banorë të Durrësi, të cilët kundërshtojnë projektin TID, i cili parashikon shembjen e 74 objekteve në funksion të rijetëzimit të qendrës historike të qytetit.

Prej më shumë së 1 muaji, banorët kërkojnë që gjykata t’i japë zgjidhje këtij konflikti ndërsa të ashpra kanë qenë përplasjet në Rrjoll mes punonjësve të Ulajt, efektivëve të policisë dhe rojeve private të “Breçani Security” të punësuar nga Ulaj më qëllim për të ruajtur kantierin.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Kapri në protestën e banorëve të Rrjollit: SPAK të marrë çështjen nën hetim, në vjedhjen e pronës janë përfshirë zyrtarë të shtetit

 

Deputeti i partisë Mundësia edhe sot ka shkuar pranë banorëve të Rrjollit, të cilët e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara dyerve të SPAK. Kapri tha se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet të marrë nën hetim këtë çështje pasi janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit në grabitjen e tokës pronarëve.

“6 javë dhe institucionet nuk reagojë. Policia ka përdorur dhunë sistematike bashkë me një polici private. SPAK ka besimin e shumicës. SPAK duhet të shohë pretendimet që nuk ka të bëjë vetëm me çështje pronësie por me grup të strukturuar kriminal. Si ndodh rastësisht zona el nga zonë e mbrojtur, si del rastësisht 1 tek pronar që paska 50 hektarë. Si ka mundësi që ky pronar qenka ish-drejtor hipoteke, si del rastësisht që e firmos Belinda Balluku këtë leje? Këtu kemi përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit me biznese që u venë syrin një prone dhe thonë e duam këtu”, tha Kapri.

K.B/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Mars, 15:01

    PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?