Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi iu bashkua protestës së banorëve të Velipojës para SPAK, të cilët kërkojnë të ndalohet ndërtimi i resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulajt. Muçi pati rezerva edhe për deputetët e tjerë opozitarë të cilëve u dërgoi një mesazh se sot duhej të ishin në krah të banorëve dhe jo vetëm të kërkojnë dorëheqjen e Belinda Ballukut.

“Ky popull kërkon drejtësi. Po u rrëmbehet prona me firmën e Ramës dhe Ballukut. Çdo kush që në këtë vend e quan veten opozitar dot duhej të ishte këtu dhe në mbështetje të këtyre njerëzve dhe jo vetëm të kërkojnë dorëheqjen e ballukut, kushdo që është opozitar duhet të jetë këtu në mbështetje të këtyre njerëzve. Iniciativa ime si subjekt ‘Lëvizja bashkë’ është të jemi në krah të tyre në çdo hap që do ndërmarrin, por edhe duke nisur kërkesa dhe shkresa për sqarim. Është shkelje e ligjit, po ndërtohet kur s’ka vendim gjykate”, tha Muçi.


Lajmi kryesor:

‘Duam drejtësi’, banorët e Velipojës zhvendosin para SPAK protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt: Na grabiti pronat, të ndalen punimet