‘Kundër Skënderbeut të luajmë me shpirtin në fushë’, Ndreu: Sektori i arbitrimit të ketë kujdes, po përdor teorinë e kompensimit

‘Kundër Skënderbeut të luajmë me shpirtin në fushë’, Ndreu: Sektori i arbitrimit të ketë kujdes, po përdor teorinë e kompensimit

Në prag të ndeshjes me Skënderbeun, trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu për 'Report Tv', thotë se ekipi i drejtuar prej tij duhet të japë shpirtin në fushë për t’ia dalë. Kjo pasi Skënderbeu sipas tij e ka ‘lakun në fyt’ dhe kërkon pikë me patjetër.

“Çdo javë që kalon bëhen më të vështira sidat, për vetë faktin se të gjithë skuadrat kërkojnë të marrin maksimumin. Kjo sfidë është shumë e rë2ndësishme, shumë e veçantë, shumë e fortë, për vetë faktin se duam të marrim sa më shumë pikë për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Në çdo ndeshje tentojmë të marrim maksimumin ashtu sikundër Apolonisë, me të cilët zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, me sulme graduale. Pas kësaj ndeshje, që do ishim shumë të kënaqur nëse do merrnim tre pikët, shkojmë në Korçë për të marrë maksimumin. Po zhvillojmë stërvitje të lehtë, rikuperuese. Unë do punoj në aspektin psikologjik, pasi Korça do japë maksimumin e vet sepse është në limite për pikë. Do bëhet agresive. Në këtë situatë ekipet janë maksimumin. Kërkoj nga lojtarët e mi që do jenë në fushë të japin maksimumin dhe të dominojë shpirti i madh i garës,"-deklaroi trajneri i Kastriotit.

Ndër të tjera Ndreu ishte i shqetësuar me arbitrimin në javën e fundit, pasi tha se ‘xhaketat e zeza’ po përdorin teorinë e kompensimit.

"E vetmja kërkesë që kisha unë, duke parë edhe disa momente të javës së kaluar, është se sektori i arbitrimit duhet të jetë shumë i kujdesshëm me analizimin e ndeshjeve të kaluara. Që do të thotë nëse është bërë një gabim këtë javë, mos të kompensohet javën që vjen.  Kam besim absolut që sektori i arbitrimit të jetë shumë korrekt siç ka qenë deri më tani, por kërkoj që të vazhdohet në këtë formë, që të mos kemi probleme me gjykimin. Nëse deri më tani kanë gjëra shumë të vogla, në të ardhmen kërkohet një punë shumë e kujdesshme që mos të bëhet teoria e kompensimit,"-u shpreh Ndreu.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen