FSHF zgjedhje kundër gjykatës, në një proces të manipuluar Armand Duka merr mandatin e 6-të! Lihen jashtë delegatët e Shoqatës së Tiranës

TIRANË- Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka është rizgjedhur sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai ka arritur që të sigurojë 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme. Dukës i mjaftonte që të merrte 29 vota në raundin e parë, por ai e kaloi këtë shifër duke marrë shumicën dërrmuese teksa ishte siguruar që kundërshtarët e tij të mos i lejonte që të merrnin pjesë në votim. Shoqata Rajonale e Tiranës, (6 delegatë me të drejtë vote) e cila ka kundërshtuar hapur procesin e zgjedhjeve, nuk mori pjesë në votim për shkak se FSHF-ja i ka njohur si legjitime një ditë më parë dhe u ka kërkuar që të plotësojnë dokumentet brenda 24 orë orëve, por kjo ditë ka rezultuar e diel, (pushim) dhe kjo e ka bërë të pamundur që të arrinin në kohë dokumentet e nevojshme, prandaj sot nuk u dha mundësia që të votojnë.

Nga ana tjetër, Sulejman Stavora ka marrë vetëm 4 vota, as të shoqatave që e propozuan për të qenë kandidat, e ndërsa Dritan Shakohoxha mungoi pasi më herët ka hedhur akuza se procesi i zhvilluar nga ana e FSHF-së është fals, i paligjshëm, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe i manipuluar.

Pse votimi sot ishte në kundërshtim me ligjin?
Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet sot, 15 mars. Pra Asambleja e Përgjithshme është mbledhur në një kohë kur Gjykata nuk ka dhënë fjalën përfundimtare lidhur me paditë e bëra nga drejtuesit e Shoqatave Rajonale.

Pse procesi ishte i manipuluar?
Armand Duka, një njeri i cili ka drejtuar FSHF-së për 20 vite i ka siguruar vendinvetes që të drejtojë këtë institucion deri sa ai të dëshirojë. Si e ka bërë këtë? Nëpërmjet ndryshimeve në statut, duke u dhënë Shoqatave Rajonale 50% të votave, ndërkohë që më herët kanë pasur më pak,  dhe nisur nga kjo, manipulimi ka nisur që në zgjedhjen e krerëve të tyre. Duka vendosi në krye të Shoqatave kandidatë të vet, ku disa u pranuan në heshtje, teksa ka pasur kundërshti të forta nga Shoqata e Tiranës, e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës të cilat e kanë çuar procesin në Gjykatë. Për Shoqatën e Tiranës, Gjykata foli duke njohur kryetar Eduard Prodanin dhe rrëzoi Krenar Alimehmeti, kryetarin që mbështeste Duka dhe që u zgjodh në 24 janar në një proces të manipuluar me delegatë anonimë. Ndërkohë, vendimi për Durrësin, Gjirokastrën dhe Shkodrën nuk është marrë ende.  Ndërkohë, me ndryshime në statut, për zgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së kanë votuar edhe delegatë që merrnin rrogë nga FSHF-ja.   

Report TV dhe Shqiptarja.com kanë sjellë në vëmendje të lexuesve të gjitha skandalet e FSHF-së me qëllimin e vetëm që Duka të vijonte drejtimin e saj edhe për 4 vite.

Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg, por përkundër këtij vendimi, Armand Duka dhe vartësit e tij në organet drejtuese të FSHF kanë vendosur që t’i shkojnë gjer në fund një procesi të manipuluar ku rezultati është i paracaktuar që në fillim. Tashmë pritet që fjalën e fundit ta thotë drejtësia.

Procesi i votimit
Morën pjesë 43 delegatë me të drejtë vote
2 vota të pavlefshme
37 vota për Armand Dukën (fitoi)
4 vota për Sulejman Starovës
0 vota për Dritan Shakohoxhën

Anëtarët e Komisionit të mandateve
Armand Cungu
Mikel Furxhi
Ilir Përmeti

Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së
Armand Duka (Si kreu i FSHF-së)
Arben Dervishaj 39 vota
Lutfi Nuriu 39
Abdyl Kuriu 38
Ervin Canollari 37
Pano Xhixho 36
Fatbardh Jera 35
Anila Basha 35
Ylli Ҫekiҫi 34
Gjergji Petro 34
Envi Hicka 30

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Shakohoxha reagon pas zgjedhjeve të trukura të FSHF-së: Do vazhdoj betejën ligjore, besoj që votimi i sotëm nuk do legjitimohet

Kandidati për president të FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas Asamblesë së trukuar zgjedhore ku Armand Duka u zgjodh për herë të gjashtë në krye të FSHF-së.

Në një reagim Shakohoxha shprehet se ai do e vijojë betejën e tij ligjore.

“Siç e kam deklaruar edhe dje unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shume që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet.

FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t'i duket me vlerë sot, por ditët ne vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj pasi duke ruajtur të njëjtin standard si në 2 rastet e mëparshme. Në fund drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtareve të familjes tonë”, shprehet Dritan Shakohoxha

Ora 12:33
Zgjidhen Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së (EMRAT)

Në procesin e zhvilluar ditën e sotme janë zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. 

  1. Armand Duka, si kreu i FSHF-së
  2. Arben Dervishaj 39 vota
  3. Lutfi Nuriu 39
  4. Abdyl Kuriu 38
  5. Ervin Canollari 37
  6. Pano Xhixho 36
  7. Fatbardh Jera 35
  8. Anila Basha 35
  9. Ylli Ҫekiҫi 34
  10. Gjergji Petro 34
  11. Envi Hicka 30
Ora 11:00
Mori mandatin e 6-të, Duka 'i surprizuar': Këtë 4-vjeçar do dëgjoj vërejtjet tuaja

 

Pasi mori mandatin e 6-të në krye të FSHF-së-, Armand Duka ka mbajtur një fjalë përshëndetëse ku është shprehur se këtë mandat do të dëgjoj vërejtjet e të gjithëve.

"I emocionuar dhe i obliguar, të gjithë e keni një vërejtje për mua, jo vetëm ju, por ju garantoj që të gjitha vërejtjet që i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t'i dëgjoj, do i korrigjoj në këtë 4-vjeçar, kam dëgjuar baltë e shpifje ju siguroj që do i shmang me sportivitet, është një ditë e mbarë që t'i lëmë pas, dhe bashkë me ju dhe ato që nuk janë në sallë të kontribuojmë me energjitë tona për zhvillimin e futbollit dhe Federatës, që ju keni hedhur një gur për themelimin e saj. Ju falenderoj dhe ju garantoj që do jem në shërbimin tuaj gjatë 4 viteve të ardhshme", tha Duka.

Ora 10:57
S'ka surpriza, Armand Duka zgjidhet sërish kreu i ri i FSHF-së me 37 vota! Starova vetëm 4 vota! Shakohoxha asnjë

S'ka surpriza, Armand Duka zgjidhet kreu i ri i FSHF-së me 37 vota! Starova vetëm 4 vota! Shakohoxha asnjë. 

"Nga 43 votues të vlefshëm, kemi 2 fleta votimi të pavlefshme, 4 vota për Sulejman Starovën dhe 37 vota për Armand Duka", tha anëtari i Komisionit të Anëtarëve. 

Kandidati Starova, nuk ka marrë as votat e Shoqatave që e kanë propozuar. 

Ora 10:54
Nis numërimi i votave për kreun e FSHF-së, s'ka surpriza! Armand Duka në epërsi

1647336127_Screenshot1.jpg

Nis numërimi i votave për kreun e FSHF-së, s'ka surpriza! Armand Duka në epërsi.

Ora 10:28
Sot zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Duka: Na kanë sulmuar, por ju sot do dini të zgjidhni rrugën e duhur

 

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë, ku ka kërkuar mbështetjen e delegatëve.

" E dua dhe e njoh mirë institucionin dhe dua të arrijmë më shumë sukses së bashku të realizojmë objektivat, futbolli për kombin

Ka zëra dhe jo pak që anatemojnë kohën e gjatë në drejtimin e federatës, por s'kanë gjë për të thënë se nuk matin rezultatet. Unë e konsideroj vlerë, më ka dhënë eksperiencë për zhvillimin e lojës në Shqipëri

Skuadrën fituese mos e prek, aq më pak të mendosh ta ndërrosh apo ekipit fitues ti thuash mjaft mos fito. Ky është rregulli në futboll

Kemi dëgjuar sharje fyerje ofendime, baltosje, nga ana tjetër kemi parë projekte konkrete për zhvillimin e futbollit. Ju sot do dini të zgjidhni rrugën e duhur", tha kreu aktual i FSHF-së, Duka.

Ora 10:19
Sot zgjidhet kreu i ri i FSHF-së/ Me burokracinë e dokumenteve Duka lë jashtë delegatët e Shoqatës së Tiranës

 

43 delegatë nga 55 që janë gjithsej do të votojnë për kreun e FSHF-së si edhe Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Kjo do të thotë që delegatët e Shoqatës së Tiranës, me kryetar Eduard Prodanin nuk janë lejuar nga FSHF-ja të marrin pjesë në Asamble. Kjo sepse FSHF-ja i ka njohur një ditë më parë dhe u ka kërkuar që të plotësojnë dokumentet vetëm 1 ditë afat, por kjo ditë ka rezultuar e dial, pushim dhe kjo e ka bërë të pamundur që të arrinin në kohë dokumentet e nevojshme, prandaj sot nuk u jepet mundësia që të votojnë. Kujtojmë që Prodani është zgjedhur si kreu i Shoqatës së Tiranës pas vendimit të Gjykatës, sepse Duka në një proces të manipuluar kishte zgjedhur Krenar Alimehmeti. 

Në drejtimin e Asamblesë është Lutfi Nuri, zv.presidenti i FSHF-së, duke qenë se Armand Duka është i pezulluar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo: 15/03/2022 20:49

    DUKA I DROGES I BLEN TE GJITHE....

    Përgjigju
  • Korca: 15/03/2022 19:00

    O Zot nuk e leshon njeri postin ne Shqiperi sikur i kane te trasheguara. Ky njeri i korruptuar nuk eshte ngopur akoma se vjedhur dhe tallur futbollin shqiptar dhe shpresat e shume te rinjve.

    Përgjigju
  • Sifi: 15/03/2022 16:13

    Duka dhe servilet e tij sfiduan gjykaten ? Cfar mbetet tjeter Duka per te sfiduar kur gjykatat kane pezulluar zgjedhjet deri ne shqyrtimin e padive nga shoqatat e disa klubeve Atehere gjykata nuk duhet ti njohi zgjedhjet.Qeveria dhe bashkite qe kane aksionet ne klubet e qyteteve te mos njohin federaten dhe mos te investilojne asnje qindarke per futbollin.Shteti po nuk veproi kete rast te kete turp qe tallet nje pseudo president qe e ka perdorur ,FSHF si bisnes familiar.Gabim i madh i Sul Staroves qe mori pjese ne zgjedhje

    Përgjigju
  • LORA: 15/03/2022 12:07

    FSHF-ja e a.dukes eshte shndruar ne organizate kriminale,,,,kunder futbollit te shqiptarve.

    Përgjigju
  • Edi: 15/03/2022 11:58

    Duka sfidon shtetin! Per deri sa Duka ben zgjedhjet, kjo do te thote qe eshte garantuar nga dikush qe te vazhdoje. Kjo do jete prove e radhes per te pare se deri ku ka arritur mafia ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Qobani: 15/03/2022 11:20

    Ashtë e dobishme penxionerat me punu për me rrit Sojin,me u ba sa ma shum largë pamsa,me u kfjellë në kok,të punojm tgjiithë së bashku për me shpëtu Njerzimin

    Përgjigju
  • Tifozi: 15/03/2022 10:51

    Bravo Armando Putin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?