Një 55-vjeçar është arrestuar në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi me thikë një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia Berat.
55 vjeçari M.K., kishte kohë pa paguara qiranë e banesës së dhënë nga Bashkia Berat dhe kjo ka bërë që policia bashkiake të shkonte të lironte banesën, por ka hasur në refuzimin e 55-vjeçarit.
Në gjaknxehtësi e sipër duke kundërshtuar daljen nga banesa, 55-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur punonjësin e policisë bashkiake, G.Ç., 36 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.