Moderatorja Kostana Morava ka publikuar një video ku tregon se sapo ka dalë nga Policia e Tiranës pasi ka kallëzuar të gjithë personat, përfshirë edhe ata publikë, për fyerje, shpifje dhe kërcënime ndaj saj.
Ajo thotë se llogaritë që kanë përhapur thashetheme e shpifje shumë shpejt do të mbyllen. Personat përgjegjës për çdo sulm virtual ndaj saj tashmë do të përgjigjen para ligjit.
“Sapo kam dalë nga drejtoria e policisë të cilët vërtet më kanë ndihmuar dhe më janë gjendur sot ku unë kam bërë kallëzim penal për një sërë personash. Duke nisur që nga persona publikë, njerëz të njohur që kanë bëë jo vetëm fyerje dhe linçim publik në emrin tim, por mbi të gjitha kanë rrezikuar jetën time duke e ekspozuar atë. Kam bërë gjithashtu kallëzim penal për të gjitha ato llogari që kanë përhapur thashetheme dhe shpifje në emrin tim që shumë shpejt do të mbyllen dhe fshihen nga faqja e dheut, kam bërë gjithashtu kallëizm penal për të gjithë ata persona që kanë dërguar mesazhe në adresën time duke më kërcënuar për jetë, por kam bërë gjithashtu kallëzim për ata që kanë shpërndarë fyerje duke përdorur fotografitë e mia dhe emrin tim. Të gjithë ata do të përgjigjen para ligjit”, thotë Morava.
Në daljet e saj publike ku ka marrë pjesë në diskutime lidhur me protestat e dhunshme, moderatorja ka shprehur vazhdimisht qëndrimin kundër dhunës. Kjo ka nxitur një valë reagimesh ndaj saj dhe qarkullim imazhesh e videosh në rrjete sociale të cilat janë përdorur për ta sulmuar e kërcënuar.









Komente
Komento