Një 50-vjeçar në Peshkopi është vënë në prangat e policisë pasi ka kundërshtuar dhe dhunuar policët, si pasojë e një kontrolli në lokalin e tij. Uniformat blu kishin shkuar të kontrollonin subjektin 'Bar-Kafe', por shtetasi me incialet Sh.B., në kundërshtim me aktin nomrativ për koronavirusin e kishte hapur atë.

Mirëpo ky i fundit fillimisht ka kundërshtuar policinë e cila tentoi të bënte kontroll, më pas ka bërë rezistence fizike dhe në fund ka dhunuar uniformat blu. Për pasojë është bërë arrestimi i tij si dhe u mor masë administrative sipas Aktit Normativ për subjektin "Bar Kafe".

Tashmë në gjykatën e Dibrës 50-vjeçari do të përballet me akuzat “Kanosje”, “ Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë dhe rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.