TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e kryera nga BKH në ambientin që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë në Sky Tower. Ka qenë gjyqtari Erion Bani ai që rrëzoi kërkesën e gruas së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
Kontrollet u ushtruan në janar të këtij viti, gjatë të cilave u sekuestruan sende me vlerë për hetimin. Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e celularit të sekuestruar, e cila është rrëzuar edhe më herët nga gjykata.
Gjyqtari Erjon Bani i cili i rrëzoi këto ankimime, është i njëjti që la në arrest me burg Veliajn, e që ndryshoi masën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për hetimet që SPAK ka nisur ndaj çiftit dhe 6 biznesmenëve të lidhur me ta.

Komente

