Masakra e Lushnjes, burg përjetë për Laert Haxhiun! E konfirmon edhe Apeli i GJKKO-së! Vetë Dumani shkon në seancë: Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u vranë pa faj, shënjestra ishte Xhuljo Shkurti

TIRANË - Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me burg për jetë për Laert Haxhiun fajtor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes” e shënuar në vititn 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha. Për të mbrojtur akuzën shkoi vetë Altin Dumani. Laert Haxhiu nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati. Ndërsa seancën e ndoqi i ati i tij.

Seanca 

Në seancë, avokati Detar Hysi kërkoi zbardhjen e të gjithë të vërtetës dhe ndryshimin e vendimit për burgim të përjetshëm. Sipas tij, Laert Haxhiu është i pafajshëm dhe çështja duhet gjykuar edhe një herë në shkallë të parë me trup tjetër gjykuese.

'I kërkoj gjykatës të vlerësojë me objektivitet ankimin tonë, duke bërë të mundur zbardhjen e të vërtetës. I kërkojmë gjykatës ndryshimin e vendimit të GJKKO për shpalljen fajtor të Laert Haxhiut. Kërkojmë deklarimin e pafajshëm të Laert Haxhiut. Ose në alternativë kërkojmë prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë me tjetër trupë gjykuese', tha avokati Detar Hysi.

Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se vendimi i Shkallës së Parë është i drejtë dhe se Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha u vranë pa faj pasi shënjestra ishte Xhuljo Shkurti me të cilin ka patur një konflikt që ka zgjatur prej vitesh.

'Vendimi i shkallës së parë është vendim i drejtë, ndaj duhet lërë ne fuqi. Janë trajtuar si provat e prokurorisë ashtu edhe provat e kërkuara nga ana e mbrojtjes. Sa i takon zbatimit të ligjit, ne gjykojmë se është vendim i drejtë. Sa i takon pretendimit të te pandehurit dhe mbrojtjes së tij për riçelje të shqyrtimit gjyqësor, ne vlerësojmë se kjo gjykatë me te drejte rrëzoi kërkesën. Prokuroria i është referuar pamjeve filmike në pikën e karburantit Gulf, jo pamjeve të sjella nga babai i Zamir Latifit. Nuk ka vend për vërtetësinë e provës.

Edhe për pamjet filmike janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja dhe nga akuza. Vrasja e Zamir Latifit dhe e Jurgen Hoxhës, nuk kishte asnjë motiv, por u bë për shkak se shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me këtë të fundit. I pandehuri në mënyrë te përsëritur në shkallë te parë dhe këtu ne Apel nga mbrojtësi dëgjuam që nuk jemi përpara një grupi kriminal. Në sqarojmë se u provua ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal. Mes Laert Hazhiut dhe Xhuljo Shkurtit ka patur konflikt qe ka zgjatur ndër vite.

Vrasja e Zamir Latifit dhe e Jurgen Hoxhës, nuk kishte asnjë motiv, por u bë për shkak se shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me këtë të fundit.' tha Dumani. 

Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë  nga Gjykata e Posaçme më 24 prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vititn 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha, dhe dy të tjerë të plagosur.  Ata u qëlluan me automatik me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht.

Dënimi ndaj tij u dha për kryerjen e një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ai u ekstradua nga Greqia në korrik të këtij viti. 

Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
Seanca në Apelin e GJKKO për Laert Haxhiun/ Dumani: Siguruan armët e zjarrit pasi kishin info se Xhuljo Shkurti hyri në Shqipëri! Kemi prova edhe nga dëshmitarë

Kreu i SPAK Altin Dumani foli në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, për Laert Haxhiun, i cili kërkon pafajësinë pas vendimit të GJKKO që e dënon me burgim të përjetshëm.

Avokati i këtij të fundit kërkon pafajësinë apo shqyrtimin e çështjes në shkallë të parë me trup tjetër gjykuese. Dumani sqaroi se si grupi i Laert Haxhiut siguroi informacion për hyrjen e Xhuljo Shkurtit në Shqipëri me të cilin kishte konflikt të gjatë.

'Shkalla e organizimit është e lartë. Ata sigurojnë informacion për hyrjen në Shqipëri të Xhuljo Shkurtit, sigurojnë armët e zjarrit etj.

Te gjitha këto prova provojnë ekzistencën e grupit të strukturuara kriminal. Lidhur me pretendimet për pavlefshmëri te zgjatjeve te afatit, me te drejte GJKKO ka rrezuar kërkesën e të pandehurit. Të gjitha zgjatjet e afateve i janë komunikuar mbrojtjes. 

Shqyrtimi gjyqësor ka administruar edhe prova të tjerë, siç janë dëshmitarët qe janë ndodhur në vendim e ngjarjes. Ata kanë identifikuar si autorë të tre këta të veprës penale. (Laert Haxhiun, Orges Bilbilin, Antero Kaloshin)', tha Dumani.

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artyyy: 13/11/2024 18:04

    I ati ketij mburrej lart e poshte me bemat e te birit, tani ben si viktime.

    Përgjigju
    • Loni: 14/11/2024 11:12

      Degjo ti artyyy ku u be killer nga e keqja. E di ci thon te te vrasin xhajen te te djegin shtepine edhe ti te jesh nje femije pa faj. Se ke idene edhe uroj asnjerit mos e provoj kete qe I ndodhi ketij. Ne mungese te shtetit ne mungese te gjykatave e CEO organi ne kete komb kete e prodhoj sistemi. Nejse fajtoret do ishin ne burg perjete e nejse nuk do kishte as kaperdisje nga njerezit e atyre qe i shkaterruan jeten ketij personi Po edhe un do thoja denojeni maximalisht. Por asgje nuk funksionon edhe sot me muhabete tavolinash hecin denimet edhe sot te jesh I bindur. Mos te rafte taksirati se me te ren nuk gjen dot zgjidhje. Keshtu qe analizo situatat edhe pastaj shprehu nuk e di SI e ke hallin me kte por kjo qe thash un eshte disi historia.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës