I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu ekstradohet nga Greqia: Mos më filmo! RENEA ‘blindon’ Kakavijën (VIDEO)

Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë nga GJKKO për masakrën e Lushnjës, ekstradohet sot nga Greqia në Shqipëri. Report Tv mësoi se tre mjete me forca speciale nga Tirana mbërritën në Kakavijë dhe morën në dorëzim Laert Haxhiun.

"Falë bashkëpunimit shumë të mirë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu, 32 vjeç. 32-vjeçari është sjellë në Kakavije, në masa të larta sigurie, nga Policia greke dhe është marrë në dorëzim në Kakavije, nga Forcat Speciale “RENEA”, njofton policia. 

Në pamjet e ekstradimit që siguroi Report Tv dhe Shqiptarja.com, dallohet Laert Haxhiu i futur në furgon, ndërsa dëgjohet të thotë 'hiqe kamerën, mos filmo'. 

6 vite pas masakrës, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi, në maj të 2023-shit. Haxhiu, kundërshtar i ish kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha. Ata u qëlluan me automatik me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Dy vjet pas “masakrës së Lushnjës” ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera. Njëri dyshohet se lidhet me Laert Haxiun. Besnik Hida, daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi i cili kërkonte të bënte drejtësi për atentatin ndaj nipit të vrarë nga Haxhiu u vra në një atentat mafioz në 2019-ën.

Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. Mes rrëfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë, përfshirë prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre.

Lufta mes bandave të Lushnjës ka nisur herët, pasi njerëz të Aldo Bares i dogjën shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, duke pasuar një seri vrasjesh.

Laert Haxhiu

Laert Haxhiu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
'Hiqe kameran! Mos filmo!' Momenti kur Laert Haxhiu mbërrin në Kakavijë, U ekstradua sot nga Greqia! Shikoni pamjet

Nën masa të rrepta sigurie është ekstraduar sot nga Greqia Laert Haxhiu.  Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë pamjet e momentit kur ai I dorëzohet forcave të RENEA-s, në Kakavijë.

Në një moment, teksa është i ulur në furgonin e blinduar të RENEA-s dhe me pranga në duar Haxhiu kërkon që të mos filmohet

“Hiqe kameran! Mos filmo”  dëgjohet të thotë ai. 
Ndërkohë në një reagim të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla thuhet se policia do të vijojë për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që kanë arritur ti shpëtojnë. 

"Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar" shkruan Balla.

Laert Haxhiu është i dënuar me përjetë për vrasjen në 2017 në Lushnjë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës. 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 03/07/2024 22:30

    Konfiskim i cdo qindarke qe ka Qamili, vemja qe ka pjelle kete vemje. Duhet ngritur akuze edhe per ndyresiren qe ka mama si nxitese te krimeve. Duhen shuar kjo fare e flliqur qe terrorizoi lushnjen dhe ka gjakosur ne te gjithe shqiperine. 41 Bis eshte pak per kete vrases.

    Përgjigju
  • Skubi: 03/07/2024 16:05

    Do kisha deshir ta shikoja ne te njejtin sektor me BAREN!!!!! ????

    Përgjigju
    • Dash Labi: 03/07/2024 23:33

      Fred Shkurti erdhi i ekstraduar me kostum e me pallto ky djali i Qamilit erdhi me shapka...mos krahasoni profesorin me ordinera hajdut kasetofonash

  • Wwdaf: 03/07/2024 15:57

    Ik o laert ik naten e mire..I mbylle jeten njerzve pa asnj lloj borxhi..

    Përgjigju
  • Myzeqari: 03/07/2024 15:49

    I perdori Mond Bego per te pastruar Lushnjen nga ish shoket e vet dhe tani e plasi brenda nepermjet Taulantit

    Përgjigju
  • Bravooo: 03/07/2024 14:37

    Aty te kalbet gjith jeten ne burg . Ka ber shum krime ky vemje

    Përgjigju
  • Dash Labi: 03/07/2024 14:22

    Ne 41 bis tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit