Kundërshtojnë policinë, hedhin
armën nga makina, arrestohen vlonjatët

Kundërshtojnë policinë, hedhin<br />armën nga makina, arrestohen vlonjatët
VLORË- Dy vlonjatë kanë tentuar ti shpëtojnë policisë ndërkohë që i është bërë shenjë që të ndalojnë për një kontroll, ata kanë shtuar shpejtësinë, por janë vënë në pranga nga policia pas disa minutash.
 
Mikel Mehmetaj, 39 vjeç, banues në Selenicë dhe Vasil Papa, 34 vjeç, banues në Selenicë, u arrestuan pasi pas ndalimit dhe kontrollit të tyre nga policia ju gjet pistoletë pa leje dhe një krëhër të mbushur me fishekë.
 
Sipas policisë  në orët e mesnatës është pikasur një automjet i dyshimtë në lagjen "H.Çakërri", i cili nuk i'u është bindur patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t'iu shpëtuar atyre.
 
Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen "28 Nëntori" Vlorë.
 
Gjatë kohës së ndjekjes është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.
 
Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip "Porsche Cayenne" me targë ACD 5323, në një distancë prej 40-50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit "Berreta" bashkë me krëhërin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole (në gojën e armës).
 
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

makina me te cilen udhetonin
 Makina me të cilën po udhëtonin dy personat

pistoleta pa leje vlore
Pistoleta e hedhur në rrugë që u sekuestrua nga policia


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari