KURBIN- Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kanë kundërshtuar me dhunat blutë e Kurbinit dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

E. L(V)., 25 vjeç,  P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i tyre u krye në kuadër në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që posedojnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, Policia e Kurbinit ka ushtruar kontrolle në akse rrugore, lokale dhe ambjente të ndryshme.

"Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit  të Policisë" dhe "Goditje për shkak të detyrës", njofton policia.