Eneda Tarifa do të njihet gjithmonë si një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare. Ne e kemi parë gjithashtu të prezantojë spektaklin e humorit “Portokalli”. E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" të Rudina Dembacajt, Eneda ka folur për shumë gjëra nga jeta e saj dhe ka kujtuar edhe njëherë kohërat e vjetra që ka kaluar në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Teksa moderatorja po i bënte pyetësorin "Tarifa e vetëpëlqimit" ku Eneda duhet të pohonte ose mohonte fjalinë që parashtronte Rudina.
“I thua ndonjëherë vetës: Si e kam prezantuar unë “Portokallinë”, nuk e prezanton askush?”- i tha Dembacaj.
“Këtë e them me bindje të plotë,”- tha Tarifa dhe salla shpërtheu në duartrokitje. Ishte ky një kunj për Xhemi Shehun, moderatoren tjetër të spektaklit?!
-
Te lumte Eneda, je vertet nje mbrekulli ne Shqiperi. Te duam dhe te respektojme per personalitetin, talentin, karrieren e shkelqyer. Bora
Përgjigju-
Eneda ka vetem kengen "Me Veten" te bukur, ka ze te bukur por nuk ka kenge te bukura. Kurse si prezantuese tek portokalli ishte e paafte, ishte teper e ngurte dhe fallco, skishte aspak shije ne veshje.
-




Komente
Komento