Kupa e Shqipërisë, kompeticioni i dytë për nga rëndësia pas kampionatit ka hyrë në një fazë mjaft interesante, teksa çerekfinalet pritet që të dhurojnë përballje mjaft të forta. Kështu në bazë të shortit, në Grupin A në fazën çerekfinale Partizani do të përballet me Laçin, ndërsa Flamurtari me fituesin e çiftit Skënderbeu – Tërbuni.
Në grupin B, Vllaznia do të sfidojë Kukësin, ndërsa Apolonia fituesin e çiftit Tirana – Bylis. Në 6 takimet e zhvilluara ditën e mërkurë kanë vazhduar më tej ekipet që morën një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë duke mos e vendosur në diskutim në kthim.
Surpriza e vetme e kësaj faze është eliminimi i Teutës nga Apolonia, e cila pas fitores ndeshjen e parë në Fier me rezultatin 2-1 mbajti të paprekur portën në ndeshjen e kthimit në Durrës duke barazuar pa gola. Partizani fitoi me shumë lehtësi edhe ndeshjen e dytë përballë Lushnjes me rezultatin 4-1, pas asaj në “Roza Haxhiu” me rezultatin 1-0.
Laci fitoi 2-0 me Elbasanin edhe në takimin e kthimit, teksa në “Elbasan Arena” kishte triumfuar 3-2. Me shifrat 0-0 përfundoi ndeshja Vllaznia – Kastrioti, shkodranët kualifikohen në çerekfinale pas fitores 4-0 në takimin e parë. Kukësi shkatërroi 5-2 Pogradecin. Nuk u zhvillua ndeshja Flamurtari – Veleçiku, pasi veriorët nuk u paraqitën në Vlorë.
Në takimin e parë që u luajt po në Vlorë, Flamurtari fitoi me rezultatin 6-1. Dy ekipet e fundit që do të plotësojnë çiftet çerekfinale do të dalin nga ndeshjet e së enjtes Skënderbeu – Tërbuni dhe Tirana – Bylis. Ndeshjet u shtynë, pasi Tirana dhe Skënderbeu kishin lojtarë në kombëtare për ndeshjet miqësore që zhvilloi.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com