MAROK - Kupa e Kombeve të Afrikës ka mësuar finalen e madhe. Pasi mposhtën 1-0 Egjiptin në gjysmëfinale brenda kohës së rregullt, Senegali siguroi i pari biletën për në finale, ndërsa Maroku fitoi kundër Nigerisë pas penalltive.

Në stadiumin "Ibn Batouta" në Tanger, Senegali fitoi 1-0 kundër Egjiptit në gjysmëfinalen e parë. Një gol i Sadio Mane në minutën e 78-të i dha të drejtën Senegalit që të kalonte në finale.

Ndërkohë në stadiumin "Princi Moulay Abdullah" në Rabat, vendasit e Marokut fituan kundër Nigerisë. Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë u mbyllën 0-0, ndërsa Maroku iu fal 11 metërshave. 4-2 fitoi Maroku pas penalltive, teksa për Nigerinë gabuan Chukwueze dhe Onyemaechi.

Tanimë Senegali dhe Maroku do përballen më 18 janar në stadiumin "Princi Moulay Abdullah" në Rabat, për të synuar trofeun e lakmuar.