Kupa e Amerikës, Brazili ngec me Venezuelën

Kupa e Amerikës, Brazili ngec me Venezuelën

Brazili ngec në ndeshjen e dytë në grup në Kupën e Amerikës. Seleçao u tregua e pasaktë por edhe e pafat dhe vetëm barazoi 0-0 me Venezuelën.

Pas dy ndeshjeve të para Brazili e kryeson grupin A me 4 pikë po aq sa ka edhe Peruja me të cilën do përballet në ndeshjen e fundit. Brazilianët kanë dominuar në ndeshjen e zhvilluar në Salvador në stadiumin “Arena Fonte Nova” por nuk kanë arritur dot të shënojnë madje skuadrës së Tite i janë anuluar tre gola dy prej të cilëve nga sistemi VAR.

Në ndeshjen tjetër të grupit A për Kupën e Amerikës Peruja arrin një fiotore të rëndësishme që e afron edhe më shumë me kualifikimin.

Peruja fitoi me përmbysje 3-1 ndaj Bolivisë falë golave të shënuar nga Guerrero, Farfan dhe Flores. Kolumbi-Katar luhet sonte në 23:30 dhe pas mesnate në orën 02:30 zbret në fushë Argjentina që nuk duhet të gabojë ndaj Paraguait në ndeshjet e grupit B./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?