Kupa e Botës/ Lara i shton pikë Shqipërisë, Colturi renditet e gjashta në Francë dhe shënon kohën më të mirë

Skiatorja Lara Colturi ka bërë një paraqitje të mirë sot në Courchevel të Francës. Vendi i 6-të në Sllallomin e Kupës së Botës për skiatoren kuqezi. Një xhiro e dytë e jashtëzakonshme me 'best time' (koha më e mirë, 52.73 sek) e ka futur Larën midis 10 më të mirave pas xhiros së parë jo shumë bindëse, vetëm e 14-ta.

Fituesja është talenti tjetër i Skive Boterore, Ljutic. Kjo etapë shënon edhe rikthimin e superkampiones, Mikaela Shiffrin pas dëmtimit që e la jashtë për më shumë se 2 muaj.

"Nuk ka qenë e lehtë, kjo e sigurt. Luftova shumë në lëshimin e dytë, sepse i pari nuk më eci mirë; bëra me të vërtetë një lëshim i keq. Në lëshimin e dytë veprova ashtu siç duhej, duhet të rritemi dhe të bëjmë gjëra të mira. Kemi disa kohë pushim dhe më pas përgatitemi për garën e Austrisë", tha Lara.

Lara bashkë me stafin e saj do të përgatiten për Kampionatin Botëror të Saalbach (Austri) ku shpresojmë të kemi medaljet e para për Shqipërinë në një eveniment të tillë skish.

Renditja

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu dhe temperatura deri në 18 gradë... si do të jetë moti këtë javë

Reshje shiu dhe temperatura deri në 18 gradë... si do të jetë moti këtë javë