Spindleruv Mlyn, ÇEKI - Fundjava çeke ka përfunduar në mënyrën më të keqe për Lara Colturin. Skiatorja italo-shqiptare u skualifikua mëngjesin e sotëm në zbritjen e parë të disiplinës së Slalomit, e vlefshme për Kupën e Botës, që po zhvillohet në pistën e Spindleruv Mlyn.
Gjendja fizike nuk i lejoi Colturit të garonte në maksimumin e saj. Gjatë zbritjes së parë, ajo gaboi në interpretimin e pistës, çka solli edhe skualifikimin nga gara.
Pavarësisht këtij rezultati, Lara Colturi aktualisht mban vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm të Slalomit në Kupën e Botës.
Të shtunën, skiatorja italo-shqiptare u rendit në vendin e 12-të në disiplinën e Slalomit Gjigant.
Lara Colturi, e skualifikuar në Çeki
Komente







