Tremblant, Kanada - Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i 15-të në ndalesën e radhës së Kupës së Botës për Ski. Në disiplinën e Slalomit Gjigant, 19-vjeçarja e mbylli lëshimin e parë në vendin e 11-të me kohën 1:08.78.

Në lëshimin e dytë, Colturi u rendit e 15-ta me kohën 1:06.67 dhe në finale nuk shkoi më shumë se pozicioni i 15-të, për kohën totale 2:15.45.

Lara ishte 2.45 sekonda më shumë se fituesja austriake Julia Scheib, teksa në podium si vendi i dytë u ngjit suedezja Sara Hector dhe e treta neozelandezja Alice Robinson.

Pas tre podiumeve të mëparshme këtë sezon, përfshirë dy medalje argjendi dhe një të bronztë, Lara Coltur do kërkojë të bëjë mirë javët që vijnë në Kupën e Botës për Ski, e cila është një përgatitje për Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina 2026.

Renditja në Kanada