ARE, Suedi - Këtë të diel në Are të Suedisë po zhvillohet ndalesa e parafundit e Kupës së Botës në Skitë Alpine. Nëse dje u zhvillua gara e Slalomit Gjigant ku Lara Colturi përfundoi në pozicionin e shtatë, këtë të diel përfaqësuesja e Shqipërisë në disiplinën e Slalomit e mbylli lëshimin e parë në vendin e gjashtë.

Colturi e ndali kronometrin me kohën 51 sekonda e 26 të qindtat, 1 sekondë e 04 të qindtat pas kryesueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin. Pas saj gjermania Emma Aicher dhe Katerina Truppe e Austrisë.

Lëshimi i dytë i Slalomit do fillojë në orën 12:30 dhe më pas do mësohen edhe skiatoret që do ngjiten në podium.

Më herët gjatë këtij sezoni Lara ka siguruar katër podiume, dy vende të dyta (Levi dhe Gurgl) dhe dy vende të treta (SHBA dhe Semmering).

Renditja pas lëshimit të parë