Shqipëria dhe Kosova do organizojnë së bashku Kampionatin Evropian U-16 për djem në volejboll në vitin 2027.

Vendimi është marrë nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), e cila miratoi unanimisht kandidaturën e përbashkët të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit. Konfirmimi erdhi përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikirić, drejtuar drejtuesve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Turneu do të zhvillohet gjatë verës së vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë, ndërsa finalja e madhe do të luhet në kryeqytetin e Kosovës. Në këtë kampionat do të marrin pjesë 16 kombëtare nga e gjithë Evropa, duke e kthyer rajonin në një qendër të rëndësishme të volejbollit për grupmoshat e reja.

Vendimi i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza gjatë verës së vitit 2026, i cili u vlerësua shumë nga institucionet evropiane të volejbollit.

Zyrtarizimi nga CEV (Konfederata Evropian e Futbollit) për Shqipërinë dhe Kosovën