Kupa e Gjermanisë, Bayern
gjen Schalke 04 në çerekfinale

Kupa e Gjermanisë, Bayern<br />gjen Schalke 04 në çerekfinale
Bayern Munchen do të luajë përballë Schalke 04 në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, ndërsa Borussias së Dortmundit i buzëqesh fati pasi do të sfidohet nga modestët e Bundesligës III, Sportfreunde Lotte. 

Bavarezët u kualifikuan në këtë fazë të Kupës pasi eliminuan Wolfsburgun minimalisht 1:0 në "Allianz Arena". Kualifikim i vuajtur ishte ai i Dortmundit me penallti ndaj Hertha Berlin, ndërsa Schalke 04 fitoi bindshëm në transfertë 4:1 me Sandhausen. 

Kundërshtar të lehtë gjen dhe Eintracht Frankfurt të cilët eliminuan 2:1 Hannover. Në fazën tjetër ata do të ndeshen me Arminia Bielefeld-in të cilët luajnë një kategori më poshtë në Bundesligën II. 

Ndërsa sfidë vendimtare është ajo mes Hamburgut dhe Borussia Mönchengladbach. 

Ndeshjet do të luhen në 28 shkurt dhe 1 mars, ndërsa finalja e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet në 27 maj në stadiumin Olimpik të Berlinit. 

Çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë
Eintracht Frankfurt – Arminia Bielefeld
Sportfreunde Lotte – Borussia Dortmund
Bayern München – Schalke 04
Hamburger SV – Borussia Mönchengladbach

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos